in

Akti i dhunës ndaj të moshuarës, tronditës

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, përmes një deklarate ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në një strehimore në Pejë.

“Dhuna është e papranueshme pavarësisht ndaj kujt drejtohet. T`i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë. Ata janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, kontributi i tyre është themeli jonë”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

Sipas presidentës akti i sotëm i dhunës ndaj të moshuarës është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm.

“Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm. Mekanizmat kompetent duhet t’i forcojnë dhe mbikëqyrin kriteret e përzgjedhjes, në mënyrë që atyre që u besohet trajtimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve të kalojnë nëpër filtra të ashpra të rekrutimit. E kemi obligim ta bëjmë një shoqëri sa më humane dhe kjo përpjekje jona duhet të jetë e përditshme”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

Zyra e Presidentes fton organet e drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me prioritet ngase akte të tilla janë të patolerueshme dhe të dënueshme.

Lini një Përgjigje

Intervistë me politikanin e njohur të EU, i cili dëshiroi të mbetej anonim!

Raketat prekin territorin e një tjetër shteti europian