in

Aktakuza ndaj ministrit të Qeverisë Kurti 2, Liburn Aliut

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në Qeverinë Kurti 2, i cili këtë detyrë zyrtarisht ka filluar ta ushtrojë që nga sot, rezulton se është i akuzuar për keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Në aktakuzën e siguruar nga KOHA, krahas Liburn Aliut, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.

Aliu ka reaguar pas raportimeve të sotme në media se ndaj tij ekziston një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ka qenë Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Ai tha se për aktakuzën po dëgjon për herë të parë nga mediat duke shtuar se vetë atij asnjëherë nuk i është kumtuar nga organet e drejtësisë se i është ngritur aktakuzë.

Lini një Përgjigje

Dënohen me burg dy të akuzuar për krime lufte në Kosovë

Pas aktakuzës për keqpërdorim detyre, reagon ministri Liburn Aliu