in

Aksioni në veri, ambasada e SHBA-së: Të zhgënjyer nga veprimet e njëanshme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një komunikatë për media ka deklaruar se është thellësisht e zhgënjyer me veprimet e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri.

Sipas ambasadës amerikane, veprimet e pakoordinuara të Kosovës rrezikojnë qytetarët dhe ushtarët e KFOR-it.

“Veprimet e pakoordinuara të Kosovës i vënë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në rrezik më të madh, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar”, thuhet në reagim.

Tutje kjo ambasadë i bën thirrje qeverisë kosovare që të ndërpresë veprimet e njëanshme.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërpresë çdo veprim të mëtejshëm të njëanshëm dhe t’i kthehet angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, përfundon komunikata e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Sot organizohet pritje shtetërore për ekipin olimpik të Kosovës

Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë, 4 persona nga një familje të plagosur