Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Vragoli, në magjistralen Pejë –Prishtinë, është krijuar kolonë e gjatë automjetesh.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Ende nuk ka informacione nëse ka të lënduar.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, kurse nga vendi mbi urën në Vragoli, kolona e automjeteve nga drejtimi i Pejës drejt Prishtinës, mbërrin deri në Sllatinë.