in

Aksident mes tri veturave dhe një traktori në Shajkovc të Podujevës

Shtatë persona janë lënduar në një aksident komunkacioni që ka ndodhur në hyrje të fshatit Shajkovc të Podujevës.

Në aksident kanë qenë të përfshirë tri vetura dhe një traktor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

“Sot rreth orës 17:30, në hyrje të fshatit Shajkovc të Podujevës ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një traktor Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Borovci.

Lini një Përgjigje

15 humbje jete dhe 752 raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri

Erdoganin nuk e shqetësojnë kërcënimet për sanksione nga BE-ja