in

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë në një aksident të ndodhur pasditen e së dielës në Argenta të Italisë. Sipas medieve vendase viktima është identifikuar si Gevis Muhaj. I riu, me profesion mekanik punonte në një kompani dhe ishte duke u kthyer me makinë për në shtëpi, por humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë.

Siç shihet edhe nga fotot përplasja e makinës tip “Ford Fiesta” ishte e fortë duke i shkaktuar 22-vjeçarit vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes mbërritën ambulancat, por i riu nuk arriti të mbijetonte. Për nxjerrjen e trupit nga makina u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Policia tha se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, njofton LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Kujtim Shala duhet të vijë në krye të partisë

Zbulohen detaje nga plagosja me armë e pronarit të karburantit në Berat