in

Aksident i rëndë afër Stacionit të Autobusëve, ndërron jetë biçiklisti

Në Prishtinë ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, tha për RTKlive se Policia sonte rreth orës 20:40 ka pranuar informatën se në afërsi të Stacionit të Autobusëve, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një biçikletë dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha ajo për RTKlive.

Sipas saj aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.

Lini një Përgjigje

Akademia solemne “Ditët e Bogdanit” në Prishtinë

SA BUKUR DHE SA TURP, O ZOT!