in

Ahmeti kërkon nga Qeveria të sigurojë 500 mijë vaksina nga ShBA

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar sot nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti të sigurojë nga SHBA gjysmë milioni vaksina antiCOVID-19 për qytetarët e Kosovës.

Kërkesa e kreut të Prishtinës vjen në kohën kur vendi deri më tash ka pranuar vetëm 24 mijë doza të vaksinës anti-COVID-19, të siguruara nga programi COVAX.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që t’i ndajnë për miqtë 70 milionë vaksina të AstraZeneca që i kanë kontraktuar më herët. Lus Qeverinë e Kosovës që të bëj kërkesë te SHBA për 500 mijë vaksina. Natyrisht që SHBA kanë shumë miq në nevojë, por nuk humbim asgjë nëse kërkojmë”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Lini një Përgjigje

SBASHK-u kundër mësimit shtesë

Osmani: Të gjitha “non-papers” me ide destabilizuese burojnë nga Serbia