in

Agjencitë federale dërgojnë ndihma në shtetet e goditura nga stuhia

Agjencitë federale kanë filluar të dërgojnë ndihma në Teksas dhe shtete të tjera të goditura nga një stuhi e ashpër dimërore që ka lënë mbi 1 milion njerëz në errësirë pasi rrjeti i pavarur i energjisë së shtetit dështoi. Edhe në shtetet e Alabamës dhe Luizianës pati ndërprerje të energjisë elektrike.

Administrata e Presidentit Joe Biden është “duke punuar për të siguruar çdo burim që kemi në dispozicion në qeverinë federale për të ndihmuar njerëzit në Teksas”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.Kjo ndihmë nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) përfshinë 60 gjeneratorë me karburant për spitalet dhe ujësjellësit, 729,000 litra ujë, 60,000 batanije dhe 225,000 racione ushqimi, tha këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Liz Sherwood-Randall.

Në një postim në Twitter duke nënvizuar ndihmën e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, Biden tha se ai është i gatshëm të përmbushë kërkesa shtesë për ndihmë nga guvernatorët e Teksasit, Oklahomës dhe shteteve të tjera. “Ju lutem respektoni udhëzimet e zyrtarëve lokalë dhe qëndroni të sigurt”, thuhet në postimin në Twitter të Presidentit Biden.

Të gjitha impiantet e prodhimit të energjisë elektrike në Teksas kanë rifilluar punën, por 325,000 familje janë ende pa energji elektrike për shkak të linjave të dëmtuara dhe problemeve të tjera, tha Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, i cili gjithashtu njoftoi se më shumë se 13 milionë banorë të shtetit, nuk kanë furnizime me ujë.

Stuhia masive ka shkaktuar të paktën 30 vdekje në Shtetet e Bashkuara këtë javë. Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se në zonën e Hjustonit, një familje vdiq nga tymi i makinës në garazhin e tyre, ndërsa një gjyshe dhe tre fëmijë humbën jetën nga zjarri që u përhap nga oxhaku që ata po e përdornin për t’u ngrohur.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se stuhia po lëviz drejt disa shteteve me një shtrirje prej 2,300 kilometrash në verilindje, duke sjellë deri në 38 centimetra dëborë në shtetin e Arkansasit, që ndodhet në lindje të Teksasit. Stuhia ka sjellur reshje të mëdha dëbore dhe akulli më në veri në malin Apalaçe dhe deri në 20 centimetra dëborë pritet të mbulojnë të premten zonën metropolitane të Nju Jorkut. VOA

Lini një Përgjigje

Pse Bill Gates nuk është “adhurues” i Marsit?

Biden do të ndajë miliarda dollarë për vaksinimin në vendet e varfra