Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, që ta lirojë nga pozita që e mbante deri tash.
Kryeministri Hoti, në vend të ministres Bajrami e ka emëruar ushtrues detyre Agim Krasniqin.
“Pas kërkesës për lirim nga detyra e ministres Bajrami, jam emëruar në këtë pozitë nga kryeministri, tani ma dërguan edhe vendimin”, ka njoftuar Krasniqi.