in

Afrim Gashi zgjidhet kryetar i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Me 76 vota për dhe 6 kunder, Afrim Gashi u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Për te votuan deputetët e VMRO-s, koalicionit VLEN dhe ZNAM, kurse deputetët e Frontit Evropin, pak para votimit lëshuan sallën e Kuvendit.

Në fjalimin pas dhënies së betimit, Gazhi falenderoj deputetet per besimin e dhënë.

“Tash para besh hapet një perspektivë e re,kur qytetarët presin nga ne të dëshmojmë punë,përkushtim dhe angazhim për ate që e kemi premtuar.Rrjedhinisht  detyrimi ndaj qytetarëve dhe respektimi i tyre duhet të jetë strumbullari rreth të cilit  duhet të sillet secili nga ne”, deklaruar kreu i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Gashi vjen nga koalicioni VLEN dhe deri mbrëmë isgte kryetar i Alternativës.

Pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, presidentja e shtetit Gordana Siljanovska është e obliguar që në afat prej 10 ditësh t’i jep mandatin për formimin e Qeverisë së re, kryetarit të partisë fituese në zgjedhjet parlamentare; Hristian Mickovskit, i cili në afat prej 20 ditëve duhet të paraqes në Kuvend përbërjen e re të Qeverisë dhe programin qeverisës.

Lini një Përgjigje

Satirë: Kurti ta ofroj dorëheqjen?!

Itali: të rinjtë po ikin nga vendi