in

Adriana Matoshi: Nuk jam e infektuara me kovid 19

Thuhej se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, aktorja Adriana Matoshi, është e infektuar me COVID-19. Madje flitej se pavarësisht kësaj, ajo ka marrë pjesë në seancën për votimin e Presidentit, të premten dhe të shtunën.

Por, ajo e mohoi një thashethemnaje të tillë. Matoshi tha se është e ftohur, por në testin për COVID-19, ishte negative.

“Jo nuk është e vërtetë, ky lajm është duke qarkullu veç për me na bë dëm neve si parti politike. Është e vërtetë që unë jam e ftohur, e kam një koll, por kam rezultuar negativ”, ka deklaruar Matoshi.

Matoshi tha se ka dokumentin i cili vërteton se ajo është negative. 

“E kam dokumentin, për këtë. Pasi është bërë shumë e madhe, keni me e pa edhe vetë se janë vetëm fjalë”, ka deklaruar Matoshi.

Lini një Përgjigje

Flutura Açka: Kur shkruaj për Elbasanin, jam tërësisht e vërtetë

Kremtimi i Pashkëve momenti i madh në kalendarin e kishave të krishtera