in

Adoleshenti me origjinë çeçene, nuk e njihte viktimën

Adoleshenti që kreu sulmin në Paris, e kishte pritur mësuesin jashtë objektit të kolegjit, madje i kishte pyetur studentët për të, në mënyrë që ta identifikonte shënjestrën e tij.

18-vjeçari më pas postoi imazhe në mediet sociale të viktimës, Samuel Paty, 47 vjeç, një mësues historie i cili iu kishte demonstruar studentëve të tij disa prej karikaturave të diskutueshme të Profetit Muhamed.

Policia e qëlloi për vdekje sulmuesin 18-vjeçar i cili ka lindur në Rusi, disa minuta pasi ia preu kokën mësuesit në Conflans-Sainte-Honorine të premten.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e quajti të shtunën këtë incidenti “sulm terrorist islamik”.

Bëhet e ditur se 18-vjeçari me origjinë çeçene, kishte jetuar në qytetin Evreux në veriperëndim të Parisit dhe nuk ishte i njohur më parë nga shërbimet e inteligjencës, raporton Reuters.

Lini një Përgjigje

Në Britani të Madhe u regjistruan 241 vdekje dhe 21,331 raste me

“Thaçi po bën përpjekje për zhbërjen e Gjykatës Speciale”