in

Abdixhiku: Qeveria Kurti i ka braktisur njerëzit e vet

Kryetari i Lidhjes demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar me në shkrim ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili në vend se të merret me pandeminë dhe planin për rimëkëmbje ekonomike në Kosovë, ai me ministrat e tij po merret me protesta dhe zgjedhje në Shqipëri. Madje në këtë kohë kur brenda javës vdesin nga 80 bashkëqytetarë nga koronavirusi.  

“Marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri – nga Kryeministri, ministrat e deputetët e tij – në kohë kur nga 80 bashkëqytetarë në javë na vdesin në Prishtinë; kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri, tregon papërgjegjësi.

Përpjekja për të prekurit e familjet e tyre, për secilin tjetër që sot pret shpëtim – qoftë madje edhe si solidarizim – është një shembull sjellje prej lideri. Është lidership. Këtë punë, këtë shembull, këtë sjellje kjo Qeveri nuk po e jep dot!

Ajo i ka braktisur njerëzit e vet. Në vend të kësaj, në kulmin e krizës shëndetësore e ekonomike, pozita, e zgjedhur për të prirë këtu, ka zgjedhur të jetë opozitë protestash e fushatash në një tjetër shtet.

Duket se 14 shkurti është kuptuar si fund e jo si fillim. Por me këtë fillim të dobët, të dobët shumë, edhe muajt e mjaltit marrin fund. Keni përgjegjësi, mbani përgjegjësi!”, ka shkruar Abdixhiku.

Lini një Përgjigje

Konsullata serbe…

Shqipëria lehtëson masat kundër pandemisë