Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim, shefin e zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Daniel Braun.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Braun për platformën politike, qëndrimet dhe prioritetet e LDK-së.
Gjatë takimit u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit dhe programet në të ardhmen.


