in

Abdixhiku prezanton nënkryetaren Shqipe Mjekiqi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se nënkryetarja e re partisë, Shqipe Mjekiqi, ka doktoruar në fushën e shkencave politike në Trinity College në Dublin. “Tash është ligjëruese universitare; bashkëpunëtore e jashtëzakonshme, nënë e dy fëmijëve – Shqipja, nga sot, pasuron radhët tona politike në aktivitetin e bollshëm që na pret përpara”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shqipe Mjekiqi, e doktoruar në fushën e shkencave politike në Trinity College në Dublin, nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shqipja i ka të përfunduara studimet bazike në Universitet të Prishtinës, ndërsa ka kryer studimet postdiplomike në London School of Economics (LSE) në Britani të Madhe. Si pjesë e kualifikimit të saj akademik, Shqipja ka studiuar ndikimin e sistemeve zgjedhore në sjelljen legjislative nëpër shtetet evropiane.

Një ligjeruese univeristare; bashkëpunëtore e jashtëzakonshme, nënë e dy fëmijëve – Shqipja, nga sot, pasuron rradhët tona politike në aktivitetin e bollshëm që na pret përpara. Ajo mbetet motiv i aktivizimit politik për të rinjtë e të rejat e për profesionistët e vendit tonë.

Mirë se vjen.

Lini një Përgjigje

Abdixhiku: Na duhet një president që përfaqëson të gjitha partitë politike

Këta janë ish-funksionarët e LDK-së që u lanë jashtë Kryesisë