in

Abdixhiku: LDK me 12 % s’mund ta kushtëzonte një parti që kishte 50 % të votave

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se e merr përgjegjësinë nëse del që kuorumi për presidentin ka qenë gabim.

“Nëse është bërë gabim që i është hapur rrugë Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente, përgjegjësinë do ta mbaj së pari unë”.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja me 12 % nuk ka mundur ta kushtëzojë për konsensus partinë që ka fituar 50 % të votave.

“Me 12 % LDK-ja nuk ka munduar të ketë rol kushtëzues përballë një force që kishte 50 % të votave. Alternativa ka qenë ose shkuarja në zgjedhje ose arritja e një marrëveshje që e kemi arritur”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ai deklaroi se për LDK-në ka qenë e rëndësishme që Vjosa Osmani nuk do të ketë rol në politikë në momentin që bëhet presidente.

“Kemi kuptuar se politika funksionon me mirëbesim. Neve dy herë na kanë rrëzuar marrëveshjet e shkruara. Një herë kur bëmë koalicion me PDK-në dhe Hashim Thaçi u bë president dhe një herë tjetër kur Vetëvendosja shkeli marrëveshjen e nënshkruar për shkarkimin e ministrave”.

I pari i LDK-së tha se Kosova nuk do të ndryshojë as për mirë e as për keq me zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

“Nëse është bërë gabim që i është hapur rrugë Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente, përgjegjësinë do ta mbajë së pari unë”.

Lini një Përgjigje

Kryeministri Kurti priti ambasadorin Abbott

Zemaj: COVAX konfirmon edhe 100 mijë e 620 vaksina për qershor