Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka nisur fjalën e tij në Kuvend duke e uruar kryetarin e ri të këtij institucioni, Glauk Konjufcën, transmeton Gazeta Sinjali.
“Në qoftë se rendi kushtetues është respektuar me plotni, sot është përmbyllur respektimi i vullnetit të qytetarëve. Është veprim i zakonshëm demokratik”, tha Abdixhiku.
“Si opozitë e re, këtë kapitull e mbajmë të mbyllur sepse respektojmë vullnetin e njerëzve që sot janë me ju, e nesër bëhen me ne”, theksoi ai.
Kryetari i LDK-së tha se sot shumica e ndërton qeverinë njëpartiake, por i tha Kurtit të mos harrojë dhe tha se ai “duhet t’ia kujtojë vetes se 50% tjetër e ka në dy anët tjera”.
“Kryeministri që do të zgjidhet sot duhet t’ia kujtojë vetes se nga dita e parë e punës e deri te ajo e fundit, duhet të sillet me dinjitet”, tha tutje Abdixhiku.
Abdixhiku tha se LDK-ja do të mbajë rol opozitar, ndërsa tha se “do ta ushtrojmë me kredibilitet e dinjitet këtë detyrë”./Gazeta Sinjali


