Ai tha se nuk ka ndryshime rreth njohjes së Kosovës, ndërsa Ministria e Shëndetësisë kërkoi falje pse e vuri yllin (fusnotën). Në Forumin 2BS në Podgoricë, zëvendës kryeministri, Dritan Abazoviq tha se shpresonte që gabimi të mos përsëritej, sikurse kur Kosova ishte shënuar me yll në dokumentin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.Ai kujtoi se Ministria e Shëndetësisë shpjegoi se ishte një gabim teknik dhe se i vinte keq që ndodhi. “Unë mbetem me qëndrimin që kemi nënshkruar në marrëveshjen e përbashkët, e cila është se nuk do të ketë ndryshime në lidhje me njohjen e Kosovës. Shpresoj që gabime të tilla të mos përsëriten në të ardhmen ”, është i qartë Abazoviq.