Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur se qeveria e re e Malit të Zi ka rinovuar kërkesën për të ekstraduar Zvetozar Maroviqin.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Abrazoviq tha se kërkesa e rinovuar për ekstradimin e Maroviqit u dërgua në mënyrë që të krijoheshin marrëdhënie më të mira me Serbinë.
Maroviq është i akuzuar për korrupsion, dhe si kreu i një grupi që ndante ryshfete dhe leje ndërtimesh në qytetin më të madh turistik në vend.
Maroviq ishte edhe “Peshku i parë” i madh në luftën ndaj korrupsionit në vend përpara se Mali i Zi të niste negociatat e anëtarësimit me BE-në.
Maroviq kërkoi strehim politik në Serbi, ku ndodhet në ekzil prej 2016-ës dhe foli vetëm në fushatën e fundit zgjedhore ku përkrahu opozitën filoserbe dhe kërkoi largimin nga pushteti të Milo Gjukanoviqit.
Maroviq akuzoi Gjukanoviqin se ka persekutuar atë dhe familjen e tij. Maroviq, i cili ka qenë Presidenti i fundit të Unionit Serbi-Mali i Zi i janë ngrirë të gjitha asetet financiare familjare që kapin shifrën e miliona eurove.