in

Abaz (0) – viçi, emërohet ndërmjetësues mes Putinit dhe Wagner – it!

Montenegro's newly elected Prime Minister Dritan Abazovic speaks to the media after a swearing-in ceremony in the parliament in Cetinje, Montenegro April 28, 2022. REUTERS/Stevo Vasiljevic

Sherif Ramabaja

Pas sukseseve që Abaz (o) – viçi i korri në politikën malazeze, siç ishte ajo e largimit të ish presidentit Gjukanoviç , marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, angazhimin për fitoren e presidentit të ri nga komunitetit serb, propozimi që Mali i Zi të jetë nikoqir i bisedimeve Kosovë – Serbi etj. u ra dakord që ky politikan i suksesshëm të gradohet edhe më lart.

Gradimi nuk do jetë i rastësishëm, kur dihet pesha e problemit që ka përfshirë botën. Fjala është për ndërmjetësimin mes dy titanëve të politikës ruse, dy oligarkëve miliarderë dhe dy kolosëve të Rusisë : Putinit dhe Prigozhinit, ish gjellëbërësit të Putinit dhe shërbëtorit të tij.

Derisa Prigozhin i ziente Putinit nuk kishte vërejtje ndaj tij, por me shpërthimin e Operacionit Special, siç po e quan Putini, agresionin ndaj Ukrainës, u shfaqën problemet kryesore mes tyre.

Prigozhin u ankua se Putini nuk po i dërgon sa duhet tenxhere, pjata, piruna, lugë, goruzhde, kazana  dhe material kuzhine, prandaj edhe shfaqi rebelim ndaj pushtetit të shefit të tij.

 Nëse nuk mund t´i ushqej ushtarët të cilët i kishte marr nga burgjet ruse, si mund ta fitoi luftën ndaj Ukrainës, tha ai.

Pasi Prigozhin kishte pritur me javë të tëra që gjendja të normalizohej dhe s´kishte ndryshim, u rebelua. E lëshoi vijën e frontit dhe në një video e përshëndeti Putinin duke i thënë se, po nisem drejt Moskës që ta përgatis drekën posaçërisht për ty.

I mori tanket dhe armatimin që e kishte në dispozicion dhe u nis. Putini kur e mori këtë lajm u tmerrua dhe u çakordua nga inati dhe frika.

Doli para kamerave dhe iu drejtua popullit duke e quajtur Prigozhinin si tradhtar. I ngriti aeroplanët bombardues në ajër dhe filloi ta sulmoi. Kishte të vrarë e të plagosur, po për opinionin nuk u bënë të ditura. U ngritën të gjithë që ta gjenin një zgjidhje. Më i zëshmi ishte Lukashenko. Frika ishte se do të shpërthente një luftë civile, pikërisht brenda Rusisë. Kjo do të kishte pasoja pastaj edhe për vetë Serbinë, e cila llogaritet si një satelit i Rusisë.

U menduan dhe Putini mori kontakt me Vuçiqin se si t´ia bënin, në mënyrë që ta shmangnin një katastrofë.

Së pari e urdhëroi që t´i lironte policët e kidnapuar duke ia bërë me dije se mos shpreso në ndihmën e Rusisë. Nuk di as vetë ku e kam trurin, e jo të mendoi për gjëra tjera.

Vuçiqi e dinte se vetë s´kishte autoritet te askush, po Putinit ia propozoi Abazoviqin si negociator të shkëlqyeshëm. Ia ceku rastet e ndërmjetësimeve dhe marrëveshjet që Abaz (0) – viqi i kishte arritur.

Putini u pajtua dhe kërkonte vetëm një pauzë, derisa ta merrte veten sërish. Mos u habitni nëse dëgjoni që Prigzhin hedhet nga ballkoni, tha Putin.

Vuçiqi, pasi e ndërpreu bisedën me Putinin e mendoi veten se ku ndodhet, çfarë ka deklaruar, e si ka vepruar në relacion me Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Si hap të parë për deeskalimin e gjendjes urdhëroi lirimin e policëve të kidnapuar. Kur Putinit i ndodh kjo, çfarë më pret mua mendoi.

Mars – Rover (Satirë)  

Lini një Përgjigje

Varri 80- vjeçar i Hysni Lajçit – ndërgjegjja e vrarë e Gjakovës

Lirohen tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe