in

Abaz (0) viç – i po cilësohet si gënjeshtar dhe tradhtar!

Montenegro's newly elected Prime Minister Dritan Abazovic speaks to the media after a swearing-in ceremony in the parliament in Cetinje, Montenegro April 28, 2022. REUTERS/Stevo Vasiljevic

Sherif Ramabaja

Shqiptarët u ngazëllyen. Tre kryeministra shqiptar në Iliri. Pse jo, shqiptar u llogaritën Rama dhe Abaz (0) viç – i. Disa e morën seriozisht se Serbia do të jetë e rrethuar, nga tre kryeministra shqiptar. Ky konsiderohej sinjal se Serbia s´kishte zgjidhje tjetër, përpos të dorëzohej.

Dardania e para do të shpëtonte nga kthetrat serbe, të cilët me shekuj janë munduar që ta zhduknin qenien shqiptare.

Kryeministri Kurti duke e njohur Serbinë e cila vetëm gjuhën e forcës e respekton, fillo i pari që Vuçiqit t´ia tregoi dhëmbët.

Kryeministri shqiptar Rama i cili veten e konsideron të kulturuar, të arsimuar, bashkëkohor dhe përparimtar e qortoi Kurtin. Këto metoda janë arkaike, koha është që në mënyrë paqësore, t´i zgjidhim problemet.

Abaz (0) viç – i duke iu bindur Ramës e bëri hapin e parë, i cili me kishën serbe lidhi marrëveshje, për të cilën nga malazezët u kritikua.

Rama shkoi edhe një hap më tutje dhe me Vuçiqin e themeluan edhe Ballkanin e Hapur. Me këtë iniciativë donin ta fusnin në valle edhe Dardaninë, duke llogaritur që edhe Abaz (0) viç – i, gjithsesi pa pyetur fare, do t´u bashkohej.

Kurti mbet i befasuar. Kot ua tregonte dhëmbët Vuçiqit e Serbisë, kur dy kryeministrat e tjerë shqiptar, luanin valle, hanin e pinin me Vuçiqin.

Kurtit si mbeti tjetër përpos që mori iniciativë t`u tregonte se, Vuçiqi është vetë djalli. Ai ishte dhe është dora e djathtë e Milosevicit. Kurti u tha se ai krahasohet me Goebbels – in e Hitlerit, se ai me Miloseviqin ishte kreator i luftërave në ish Jugoslavi, se ai ishte kreator i masakrës së Srebrenicës me mbi 8000 të pushkatur, se ishte kreator i masakrave në Kosovë, se ai ishte kreator i dëbimit të më se një milion shqiptarëve gjatë luftës së fundit, se ai është sabotues i arritjes së marrëveshjes me Kosovën, se është dorë e zgjatur e Rusisë në Iliri, se është Putini i Ballkanit etj. po as njëri e as tjetri se dëgjonin se ç´thoshte Kurti. Ne nuk duhet të mbetemi peng e së kaluarës u përgjigjën që të dy.

Po ashtu edhe ndihmën e Ramës dhe të Abaz (0) viç- it, Kurti nga bashkësia ndërkombëtare u cilësua si sabotues i paqes, populist, nacionalist, ekstremist etj. kurse bashkëmendimtari i tyre Vuçiq, u cilësua si konstruktiv dhe i arsyeshëm.

Me ndihmën e tyre Dardania po detyrohet t´i buzëqeshë Vuçiqit, t´ia liroi kriminelët nga burgjet, t´i tërheq policinë nga veriu dhe t´ua dorëzoi pushtetin bandave të Vuçiqit, i cili po zotohet dhe po betohet për paqe.

Edhe me ndihmën e tyre Dardania po detyrohet për aprovimin e Asociacionit, për të cilin Rama e kishte hartuar edhe një version të draft – statutit.

Me ndihmën e tyre, që kësaj ndihme i është bashkuar edhe opozita, Dardania do ta pësonte fatin e Bosnjës.

Në realitet Kurti me ndihmën e tyre, do të duhej që ta gjunjëzonte Serbinë, por po i ndodh e kundërta.

Tash ish presidenti i Malit të Zi Gjukanovic iu drejtua shqiptarëve se, Abaz (0) viç – i, është një gënjeshtar dhe tradhtar, por po ashtu është e vërtetë se ai është shqiptar.

Gjukanovic, me këtë pohim na vuri në siklet: është tradhtar dhe shqiptar. Ç’deshi të thotë me këtë: shqiptar dhe tradhtar ? Ndoshta ishte një paralajmërim, po për Ramën s´tha gjë. Mos mendonte se tradhtarët po burojnë vetëm nga shqiptarët! Në mendje të shkon pa dashje Berisha, Rama, Nano, Enver Hoxha, Fadil Hoxha, Esad Pasha etj. A mund të jetë që edhe këta ishin tradhtar ?!  

Lini një Përgjigje

Serbia e mbërthyer nga propagandistët e Kremlinit

Moti në Shqipëri: shi me stuhi