in

A thua kush e ka radhën…

E mbajë mënd  kur thoshin: Krejt Kosova është LDK . Nuk shkuan shumë vite  dhe më kujtohët kur thoshin: Krejt Kosova është  UÇK  . Dhe tani  po dëgjoj se krejt Kosova qenka LVV. dreq o punë,  a thua kush dreqin  do të jemi ne nesër. Një popull që  për 30 vite tre herë e ndërron “ fenë “ e tij  politike,  vështirë që mund të ketë ndonjë të ardhme të qëndrueshme  shtetërore e politike . Më të drejtë parashtrohet pyetja A thua kush e ka tani radhën që pas zgjedhjeve të ja Lodroj Nënën Kosovës .

 

   Shkruan : Halil Gashi

 Populli thotë se “ Uji që nuk ecë nuk  pihet “, andaj, nuk them se duhet që të mos ketë evoluim dhe lëvizje , por ato duhet të jenë progresive e jo regresive. Mbajmë mënd se kur Krejt Kosova ishte LDK, u bë një prerje fortë apo më mirë të themi Kosova dhe populli i sajë i tha lamtumirë  ideologjisë Marksist , Socializmit, dhe bolshevizmit, ani pse në radhët e sajë u futën e dhe shumë marksistë- leninist të cilët donin nga brenda të rrënonin, këtë ndarje  të Kosovës dhe popullit të sajë  nga socializmi  në të cilin hynë aksidentalisht  ne vitet  e fundit të Luftës se Dytë Botërore. Ketë lëvizje të themi gjithë popullore e mbështeten fuqishëm të gjithë ata që më shekuj dhe dekada u luftuan nga regjimi si nacionalistë  si NDSH –istë , legalistë apo ballistë . Pra, Lëvizja gjithë popullore e Kosovës për Liri, Demokraci e Pavarësi në vitet e 90-ta  u  përqafua  fortë nga shtresat e tjera  popullore  që më pas pasoi më  organizimin e ri politik të  LDK-së, të prirë nga i urti dhe vizionari drr. Ibrahim Rugova,i cili më pas  u shndërru në Ikonë dhe ideator të shtetit të ri të Republikës se Kosovës  e që na a i hapi dyert drejtë Aleancave të reja më SHBA-të, NATO-në dhe Perëndimin.

Pikërisht në kohë okupimi  Rugova më LDK-në bëri që edhe Brukseli i betonuar deri atëherë më tërë burokracinë e vetë ndaj Kosovës të filloi të ndërroi mëndje dhe ta shef Kosovën në realitetin e ri.  Pra kjo  ishte koha  kur krejt Kosova ishte  më arsye LDK.

VItet 1998 -1999 kur në skenë doli Ushtria Çlirimtare e Kosovës, shqiptarët e Kosovës të  okupuar më shekuj panë një dritë në fund të tunelit se Kosova po shkon përfundimisht drejtë lirisë dhe pa varësisë. Atëbotë rrugëve të Prishtinës dhe gjithandej Kosovës  brohoritej fuqishëm  “ Krejt Kosova UÇK “  Edhe pse mjerisht më këtë UÇK pati shumë hile, marksistët dhe leninistët e LPK-së donin ta përvetësonin të tërën si krijesë të tyre e që në realitet nuk ishte ashtu, ngase UÇK më përjashtim të atyre  të“Rongerit” ishte e atdhetarëve dhe liridashësve që donin Lirinë e  Kosovës pa ideologjizma. Nga historitë e t rënëve të ushtarëve të kësaj ushtrie ne lterinë  lirisë, asnjeri nga ta nuk ra për ideologji  partiake por për liri të Kosovës . Andaj , kur atëbotë thuhej se krejt Kosova është UÇK ishte një simbolikë e fortë se krejt Kosova mbështetë fuqishëm ushtrinë e sajë.

 Historia e Epokave të LDK-së dhe UÇK-së duhet shkruar nga njerëz të ditur  të themi mëndje ndritur të kombit e jo nga kuazi historianet  dhe apartcikë të partive politike të cilët për ndonjë interes  të ngushtë janë në gjendje të shtrembërojnë të gjithën  duke u shërbyer   shefave të tyre.

 Kjo përiudha 20- vjeçare e  pas luftës  në Kosovë në praninë ndërkombëtarve filloi  mbarë më Lirinë e më pas edhe Pavarësinë e Kosovës si dhe më shtetndërtimin e shtetit të Kosovës  ku fillimisht pati rezultate të mira, anpise kishte  rënje- ngritje, por më pas dolën në shesh shumë  hile ,shumë hajni e plaç0kitje të pasurive të shtetit të Kosovës, pati anatemim të kuadrove dhe njerëzve të ditur  duke bërë që  skena politike Kosovare , institucionet e shtetit të Kosovës duke filluar nga Parlamenti, Qeveria , administrate e deri të Bordet  të mbushën më militantë të pa dijshëm të subjekteve politike të cilët na sollën në kolapsë . Pozita keqpërdorte për të mos thenë e vidhte shtetin e Kosovës , Mbi 60 mijë veteranë devalvuan rëndë  UÇK-në  , por e dëmtuan edhe arkën e shtetit duke marrë padrejtësisht miliona e miliona euro.  Sa hajnia u bë nga ata që ishin në pushtet në tenderomaninë e asfaltit  dhe infrastrukturën në të gjitha nivelet, u plaçkitën fabrikat për pakë para , u blenë prona të Kosovës edhe më nga një euro ari e çka tjetër nuk i ndodhi për këto 20 vite kësaj Kosovë shkretës . Sa bajlozi e e komandanti e shaluan  të mjerën Kosovë duke dëmtuar dhe plaçkitë rëndë popullatën e kësaj treve.

Izraelitët namën më të madhe e kishin kur po thonin  “ Ta pruft zoti më e vjedh shpinë tënde” që po nënkuptonte fikën e asaj shtepie , katërcipërisht e saktë në  shëmbullin e  Kosovës.

Në anën tjetër  Opozita më kauza të rreme sikurse që ishte demarkacioni  dhe asociacioni,pastaj sulmet më molotovë dhe gas lotsjellës në Parlament, dëmtuan rëndë prestigjin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe dëmtuan rëndë shtetësinë e Kosovës duke tronditur r ëndë themelet e shtetësisë dhe të pavarësisë . Këto levzje “ Patriotike” më kauza të rreme si ajo për Demarkacionin dhe Asociacionin  të AAK-së dhe VV-së na lanë pa liberalizim të  vizave , pra na lanë të ngujuar  pa fajin e popullatës se Kosovës më përjashtim të trushperlarve të këtyre dy subjekteve politike të cilët sot na krekosën si shpëtimtarë  të  Kosovës.

 Thuaja se këto të zeza ishin pak për të na shtri përtokë na goditi Pandemia e COVID  19 deri tani më mbi 1200 të vdekur e mbi 50 mijë të infektuar, në këtë periudhë .dhe ne në vend që të mbusheshim mënd  vazhduam më grindje e sabotime , Partia më e madhe  VV e cila më fajin e sajë e humbi pushtetin, kur ajo kaloi në Opozitë nuk bëri as gjë tjetër vetëm se refuzoi çdo gjë, nuk votoi as gjë që ishte në interes të popullit të Kosovës, as ligjin për rimëkëmbje të ekonomisë në kohë pandemie duke krijuar një atmosferë të rëndë  më grindje e përçarje  më sharje e fyerje në një anë, si dhe duke vazhduan më shpërlarje të  trurit të brezave të reja, duke bërë goditje ndër më të ultat ndaj pozitës, e në anën tjetër duke propaguar se ata në zgjedhjet që tani pritët të shpallën do të marrin pushtetin më mbi 60%të votave . Kjo mund të ndodhë ngase për këto 20 vite nga të zezat e pa ndërprera  nga pushtetmbajtësit ,populli I Kosovës edhe mund të jetë shkalluar dhe to marri edhe vendime te tilla.. Marrja e pushtetit absolut nga VV do të thotë hudhje në përqafim të  socializmit, marksizëm leninizmit, Erdoganizmit e dreqi e di se kujt tjetër. Pra kthimi në periudhen e viteve të 90-ta kur i patëm ndarë rrrugët më sllavokomuzmin.  

Kjo  na kujton periudhën post Konferencës se Mukjës kur  në vend që shqiptarët të përcaktoheshin për ofertën e Mithat Frasherit të intelektualit dhe patriotit të madh të kombit  dhe  te Ballit Kombëtar , ata u përcaktuan për Miladinin, Duqën e Enverin me një Lice të mbaruar dhe  Koqi Xoxën teneqegji dhe historia dëshmoi sa fatale ishte atëbotë kjo zgjidhje e shqiptarëve.

Tani kur po themi se krejt Kosova është VV  dhe po duam të kthehemi  në përqafim të se kaluarës, e kemi  vështirë të mos pyetemi  se nëse  një popull që tre herë për 30 vite e  ndërron “ Fenë “ e tij  politike,   a  mund të ketë ndonjë të ardhme të qëndrueshme  shtetërore e politike. .Andaj më të drejtë parashtrohet pyetja: A thua kush e ka tani radhën që pas zgjedhjeve të ja Lodroi Nënën Kosovës …

  

 

            

Lini një Përgjigje

Të akuzuarit nga Specialja kërkojnë ndihmë financiare nga shteti

“The Economist”: Regjistrimi do të nxjerrë 1.5 milionë banorë