in

A po përgatitet perëndimi që ta ndal Putinin, ashtu siç e kishte ndalur Hitlerin?

Shkruan: Sherif Ramabaja

Për shumë kënd tingëllon si një utopi apo përrall e trishtueshme, por në realitet perëndimi po shkon drejt të konfrontimit me Rusinë. Evropa ishte e sigurtë se koha e luftërave në territorin e saj kishte përfunduar, po ja që ishte zhgënjyer, sepse kur s´paramendohej fare, në skenë doli Putini që tashmë po ia kalon edhe vetë Hitlerit. Pra deshi apo s´deshi, luftën Evropa e ka brenda pragut të shtëpisë.

Konflikti në Ukrainë nuk dihet sa do të zgjatë dhe perëndimi gjithnjë e më shumë po bindet se me Putinin nuk do të ketë marrëveshje as paqe, prandaj mbetet si opsion i vetëm, një kundërvënie e përgjithshme ndaj tij.

Presidenti francez Macron këto ditë doli me një tezë që të gjithë i la pa fjalë: shqyrtimin e mundësisë mbi vendosjen e trupave të NATOS në Ukrainë.

Në perëndim, kjo tingëlloi baras me fillim i Luftës së Tretë Botërore, po në realitet ngjarjet po shkojnë pikërisht në atë drejtim.

Rënia e Ukrainës nuk do t´i kënaqte apetitet e Putinit, ( Hitlerit të sotëm), prandaj ose duhet pranuar planin e tij për një Rend të Ri Botëror, sipas parashikimeve të Putinit, ose të gjithë së bashku duhet t´i kundërvihen ashtu siç iu patën kundërvënë Hitlerit.

Këto ditë derisa shumica nuk e merrnin seriozisht idenë e Macronit për vendosjen e trupave të NATOS në Ukrainë, Polonia dha sinjale se shqyrtimi i një ideje të tillë, nuk është larg mendsh.

 Putini nga frika e furnizimit të Ukrainës me raketat gjermane Taurus, i hapi bisedat e incizuara mes oficerëve gjerman, me shpresë se do ta pengonte furnizimin e Ukrainës me këto raketa, të cilat janë vendimtare për kthesën e  luftës. Përndryshe Putini nuk do t´i shpaloste këto biseda duke e lëshuar mundësinë, që edhe më tutje ta përgjonte ushtrinë gjermane.

Këto janë vetëm disa nga shumë fakte të cilat flasin se perëndimi haptas apo në heshtje, është duke u përgatitur për luftë të hapur me Rusinë. Secili shtet po armatoset dhe po i ngritin gatishmëritë luftarake të ushtrive të tyre. Pozicionet tashmë janë forcuar në shtetet Baltike, po edhe në Kosovë NATO i ka shtuar trupat e veta.

Kur jemi te Ballkani, Serbia me ledhpëri deklarohet pro bisedimeve me Kosovën, ndërsa është armatosur aq shumë sa shtrohet pyetja: a ka ushtarë të mjaftueshëm për armët që i posedon.

Se si Serbia angazhohet për ruajtjen e paqes u vërejt këto ditë kur Kinën haptas e nxiti në aneksimi i Tajvanit. Kjo në mënyrë indirekte kuptohej, ju aneksojeni Tajvanin, e na ndihmoni ne, ta pushtojmë Kosovën.

Serbia po ashtu i ka llogaritë e gatshme. Po filloi një luftë e hapur mes perëndimit dhe Rusisë, shumica e shteteve në rast rreziku të vendeve të tyre, do t´i tërhiqnin trupat e tyre nga Kosova, pra Serbia do t´i kishte duart e lira në pushtimin e Kosovës. Pra këto opsione mendohet se Serbia i mban të hapura. Kjo dëshmon se ajo në këtë rast, nuk do të ishte një rrezik vetëm për Kosovën, po për tërë Ballkanin.

Kosova duhet të përgatitet që ta mbroj veten 

Nuk ka dilemë që udhëheqësit e Kosovës preokupohen me opsionet e hapura të Serbisë, po shtrohet pyetja: në çfarë niveli janë përgatitjet mbrojtëse, kur dihet armatosja deri në dhëmbë e Serbisë.

Për fat të mirë, për herë të parë ë histori Kosova sot e ka ushtrinë e saj, policinë dhe forcat e tjera të sigurisë, me të cilat do t´i kundërvihej çdo sulmi që të mbrohet. Ndryshe do të jetë për ata që sulmojnë, kjo po vërehet me pësimet dhe humbjet e rusëve në Ukrainë.

Një mundësi për mbrojtje nga agresioni serb do të ishte që të gjitha shtetet e rrezikuara, të krijojnë një aleancë që në rast agresioni t´i kundërvihen së bashku Serbisë. Kjo do të kishte efekt që më në fund, njëherë e përgjithmonë të disiplinohej Serbia. Rastësisht nëse nuk i bashkohen të gjithë një aleance të tillë, duhet shqyrtuar mundësinë që së paku Kosova dhe Kroacia ta arrijnë një marrëveshje të tillë, që në Beograd të marshojnë secili nga ana e tij.

 

Lini një Përgjigje

Erërat e forta në Kaliforni zhvendosin liqenin

Presidenti Biden dhe ish presidenti Trump bëjnë fushatë në Xhorxhia