Sherif Ramabaja
Në shikim të parë duket si teori konspirative. Në realitet edhe e tillë mund të jetë, por si të kuptohet reagimi i rrëmbyeshëm i ambasadorit amerikan në Kosovë, i cili fuqishëm doli kundër vendimit të Bankës Qendrore për anulimin e dinarit serb.
Reagime të tharta shqiptarët shpesh përjetojnë nga ambasadori Hill në Serbi, ose ish ndërmjetësuesi Grenell, i cili çdo herë shpërndan teori të tilla konspirative, njësoj sikurse ish shefi i tij Trump mbi NATON, që këto ditë e trazoi tërë Evropën, por ne nuk ishin mësuar të dëgjonim diçka të tillë nga ambasadori Hovenier.
Tash pas Hovenier – it u radhitën edhe Eskobar, O´Brien etj. që jo vetëm për Kosovën po as për Kurtin nuk do të jetë e lakmueshme.
Pas presioneve të përditshme për tërheqjen e një vendimi të tillë u trimëruan edhe qarqet ekstremiste të serbëve dhe u paraqitën me grafite, parulla dhe protesta që kërkojnë radikalizëm.
Pas gjithë asaj që ndodh në veri kuptohet që qëndron Vuçiqi me kompaninë e tij, po shtrohet pyetja ku është qëllimi?
Kurti dëshiron që t´i forcoi pozitat e tij për shtetësinë. Vuçiqi të shpëtoi nga presioni për Banjskën dhe zgjedhjet, po çfarë duan SHBA?
Pra prapë po kthehemi te teoria konspirative me të cilën SHBA nuk duan të kenë asgjë, po disa prognoza nisen prej asaj se bisedimet nuk po sjellin asgjë, vetëm vendnumërim të kotë.
Ekziston përshtypja se Rusia nuk do t´i shpëtoi katastrofës së cilën vetë ia ka bërë vetes dhe perëndimi duhet të merret edhe me satelitin e Putinit, Serbinë, e cila po ashtu njësoi po i terrorizon fqinjët.
Pra kjo është teoria konspirative, prej së cilës Serbia nuk mund të jetë indiferente.
Me gjunjëzimin e Rusisë, perëndimi pritet të veprohet njësoi edhe me Serbinë. Kjo nuk do të bëhet se dikush ka diçka kundër popullit serb e Serbisë, po do të veprohet vetëm në stabilizimin e përgjithshëm, për të cilin ka nevojë rajoni dhe Evropa.
Askush nuk kishte besuar që pas Luftës së Dytë Botërore në këtë kohë të shpërthej përsëri ndonjë luftë në kontinentin tonë, po kjo tashmë është realitet.
Nëse teoritë konspirative nuk janë të vërteta, atëherë Albin Kurti duhet të mendoi se si marrëdhëniet me SHBA ti sjell në trendin miqësor dhe të besueshëm ashtu siç ishin, përndryshe do të ketë një problem, si në aspektin ndërkombëtar por edhe në atë nacional.
Pra nuk është vetëm çështja e tashme e marrëdhënieve me SHBA, por duhet po ashtu strategji se si do t´i përshtatemi politikës së ish presidentit Trump, i cili pritet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë në nëntor të këtij viti.
Qeveria e Kosovës nuk duhet humbur kohë, por sa më parë duhet vënë kontaktet e para me shtabin zgjedhor të ish presidentit Trump, në mënyrë që të punohet me administratën e re për përmirësimin e raporteve dhe me strategji të përpunuar duhet përshtatur rrethanave të reja. Në politikë nuk ka inate, duhet gjithmonë të punohet për interesin shtetëror.
Vuçiqit kur i has sharra në gozhdë e përdor armën dhe metodën për përçarjen e shqiptarëve.