in

A mund të amnistohet Fadil Hoxha?

Në prag të përvjetorit 79 të Masakres së Hereqit, a mund të amnistohet Fadil Hoxha për rolin dhe kontributin e tij dhe vartësve të tij shqipfolës /sllavo komunist/ Xheladin Nixha dhe Xajë Gola në plojën e 10 janarit 1945 me ç’rast u masakruan 24 çlirimtarë të Malësisë së Gjakovës.

Shkruan av.Zanfir Kryeziu

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe i atashuar në shtabin e Kryezinjve majori anglez Toni Simcox Sekret –H.Q. dt.25.07.1944 i drejtohet Fadil Hoxhës: Mora lajmin se ju jeni në afërsi dhe doni ta sulmoni shtabin e Kryezinjve. Ju keni marr një përgjegjësi të madhe si shqiptar me e sulmue një mision aleat. Unë supozoj se ju jeni larg nga pozitat ku e keni vendosur vetvehten në relacion me aleatët. Nëse ju, apo ndonjë tjetër, e merrni këtë vendim ndaj shtabit të forcave të Gani beg Kryeziu, emri i juaj do t’i dërgohet shtabit kryesor të aleatëve në Londër, ku do të hyni në botën e kriminelëve të luftës (emri i juaj do të përhapet në tërë botën dhe bota do ta di se ju jeni tradhtar). Nga ana e koalicionit aleat ju do të zbuloheni dhe do të dënoheni me vdekje si të gjithë tradhtarët e këtij vendi. Gani Kryeziu lufton për Shqipërinë etnike, gjithashtu ai ushtron aktivitet i cili u shkon në ndihëm aleatëve.

Ai nuk është komunist, gjithashtu nuk është simpatizues i kësaj partie politike. Ai është një patriot, trim shqiptar i cili ka vërejtur  se politika e njerëzve si ju e qonë vendin e tij në shkatërim. Nëse ju e sulmoni atë tash apo në të ardhmen faji do të mbetet te ju.

Simcox-i i dikton qëllimet vrastare që të dyja anëve të PKSH-së dhe PKJ-së qysh me 25 korik 1944. Sulmi i koordinuar i partizanëve shqiptarë Brigada e V e udhëhequr nga Shefqet Peçi dhe e PKJ-së e instruktuar nga Pavle Joviqeviq (Paloka) dhe e zbatuar nga Komandanti i shtabit operativ të Kosmetit Fadil Hoxha u realizua me dt. 19-20 shtator l944 në Malësi të Gjakovës. Poashtu nuk është e rastit që Paloka gjatë korespondencës që ka patur me njësitet partizane të Kosmetit ka këmbëngulur që aksionin e kapjes të forcave kombëtare të Malësisë së Gjakovës me në krye komandantin Gani beg Kryeziu asesi mos të bëhet pa praninë e Fadilit me partizanët e tij.

Regjinald Hibert britanez i atashuar pranë njësive partizane të Shqipërisë lidhur me vëllezërit  Kryeziu jep mendimin më të saktë se përse u asgjasuan Kryezijtë kur thotë:“Të vetmit nacionalist në Shqipëri që përqafuan me gjithë zemër idenë e ndërtimit të Shqipërisë së ardhshme duke luftuar gjermanet ishin vllëzërit Kryeziu Ganiu, Sahiti dhe Hasani. Megjithatë, ”lëvizja Kryeziu” u shtyp menjëherë duke e eliminuar kështu të vetmen rezistencë jo komuniste ndaj gjermanëve në veri të vendit.

Vllëzërit Kryeziu ishin një përjashtim i mundshëm por ata ishin ngatërruar në kurthin e problemit të Kosovës për çka nuk mund të merrnin poste udhëheqëse në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Këtë fakt, në kujtimet e tij në librin Fadil Hoxha në veten e parë e pranon edhe vet Fadili. Duke zbatuar planin e PKSH-së dhe PKJ-së,në muajin janar 1945 në Malin e Hereçit në rrugën e vjetër Gjakovë-Junik u masakruan Hasan Kryeziu, Xhevat Kryeziu, Selim Mal Dula, Brahim Musli Demaliaj, Shaban Sadik Saraçini, Shpend Zeqir Prengjoni, Sali Prengjoni, Ukë Arif Prengjoni, Halil Prengjoni, Metë Rexhë Saraçini, Col Isuf Koka,Sadri Gjon Papaj, Sali Shpend Mujaj, Musë Avdyl Nezaj, Musë Zenel Alimetaj, Ali Miftar Zhuta, Ramë Osmani, Shpend Halili, Mehmet Musa, Smajl Sadik Koka, Rexhë Mehmeti, Ahmet Ali Mehmetaj, Zenel Miftar Zhuta dhe Shaban Ali Bajrami. Qëllimi politik i Partisë Komuniste Jugosllave në kryerjen e këtij krimi monstruoz ishte zhdukja e të gjithë familjes së Kryezive të Gjakovës, që ishte truri ideor dhe forca kryesore në kundërshtimin e planeve titiste për ripushtimin e Kosovës nga Jugosllavia siç pohojnë autorët Anglo-Amerikan. Të rrethuar nga brigada partizane të cilat ishin të komanduara nga Fadil Hoxha, Komandant i Shtabit Operativ i Kosmetit u arrestuan dhe u dërguan fillimisht në burg e në natën e acarit të 10 janarit 1945 u masakruan dhe u hodhën në pusin e Pllajes së Malit të Hereçit. Kjo plojë sllavo-komuniste u bë nën përkujdesin dhe mbikçyrjen e komandantit Fadil Hoxha-sipas rekomandimit të Pavle Joviçe viqit, përmes vartësve të tij Xheladin Nixha /komandir i togut të pushkatimit/ dhe Xajë Gola zëvendës i tij. Këtë e dëshmon telegrami nr.41 të dt.19.09.1944 i Pavle Joviqeviqit drejtuar arradhave partiza- ne të Kosmetit ku kërkohet nga ata të mos ndërmarrin asnjë veprim ndaj kryezive pa ardhur Fadil Hoxha.Arsyet e masakrimit të këtyre luftëtarëve të devotshëm të lirisë u kuptuan nga letra e Fadil Hoxhës dërguar Liri Gegës ku në mes tjerash thuhet se Kryezit nuk kanë besim se në Frontin N.Ç. të Jugosllavisë Kosova do të fitoj lirinë,prandaj ata Kosovën e konsiderojnë si pjesë integrale të Shqipërisë.

Kush ishin të masakruarit:

Ishin çlirimtar të Gjakovës, luftëtar antifashist, nacionalist jo komunist të cilët kishin filluar luftën çlirimtare qysh nga ditët e para të pushtimit nga Italia fashiste me 1939 e kishin vazhduar deri me 10.janar 1945 kur u kapën pabesisht nga ish bashkëluftarët e tyre sllavo-komunist të udhëhequr nga komandanti i shtabit operativ të Kosmetit Fadil Hoxha I cili me direktiva të qarqeve shoveniste serbe dhe të brigades së V partizane të Shqipërisë e cila veproi me urdhër të vaçant të Enver Hoxhes që të asgjasohet “Lëvizja Kryeziu” dhe të likuidohet pa mëshir Lazar(Zai)Fundo

A mund të amnestohet një kriminel që masakroj bashkëvendasit, bashkëluftarët të cilët e strehuan sa herë që kishte nevoj në shtëpit dhe kullat e tyre.Që e ushqyen me bukë dhe krejtë çka patën nga magjet e tyre të varfëra por bujare gjatë tërë kohës së strehimit të tij në Malësi të Gjakovës. A mund të amnestohet një kriminel që studentet dhe rinin kosovare i quan plehu i kosovës,për të cilët dekla- ron se birra i minit do të jetë 300 grosh.

Cili ishte faji i tyre?

Faji i vetëm i të masakruarëve që ranë në altarin e lirisë për tu bërë të pavdekshëm ishte se e deshen, luftuan, dhe vdiqën për idealin e tyre që Kosova të jetë pjesë integrale e Shqipërisë siç e pohon edhe vet Fadili në letrën e tij dërguar Liri Gegës.

Imami atdhetar, Hamit Perolli i cili kur e kërkoj atdheu, përkohësisht la kuranin dhe rroki armët për mbrojtjen e atdheut. Formoj çeten e Hasit, komandant i së cilës ishte,iu bashkue Lëvizjes Kryeziu dhe luftoi deri në momentin e dëbimit të nazi-fashistëve nga trevat shqiptare.

Në kujtimet e t’ia Hamit Perolli rrëfen se pas “çlirimit”- gjerësa ishte duke shetitur në Gjakovë me të birin Gani Perolli, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare të shqiptarëve në Amerike, takoi Fadilin i cili pas përshëndetjes me ironi e pyeti se a ke dëgjuar se çka u bëmë Kryezive tu. Sllavo komunistet Jugosllav duke vlerësuar kontributin e komandantit të shtabit operativ për Kosmet në masakren e Tivarit, Drenicës, Hereqit dhe shumë masakrave tjera ndaj shqiptarëve të pambrojtur të ndodhura në Kosovë gjatë dhe pas luftës së dytë botrore, duke vlerësuar rolin e tij në dëbimin e shqiptarëve për Turqi, mbledhjen e armëve etj Fadil Hoxhen e dekoroi me dekoratën më të lartë të turpit “Hero i popullit të Jugosllavisë”. Ndërkaq, viktimave të tij, në shenjë të respektit ndaj veprës madhore të flijimit më sublim në altarinë e lirisë, populli shqiptar, Komuna e Gjakovës së bashku me Komunën e Bajram Curit këtyre martirëve u ngriti lapidar në një cep të Malit të Hereçit ku edhe u masakruan.

Në ceremoninë  e zbulimit të pllakës përkujtimore përveç familjarëve morën pjesë edhe Kryetari i Gjakovës Pal Lekaj si dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z.Islam Lauka i cili vlerësoi lartë kontributin e të rënëve për liri dhe shtoi se që të dy shtetet tona kanë për detyrë të ndriçojmë dhe të rishkruajnë historinë dhe të nderojmë të rënët në masakrën e Hereqit.

Lini një Përgjigje

Grenelli akuzon Gjermaninë: Berlini ka dështuar t’i përqafojë qasjet e Thaçit dhe Vuçiçit

Katërmbëdhjetë persona të vrarë si pasojë e sulmit në një universitet në Pragë