“Nji hoxhë rrëshqet në ‘llapzus frojdian” tek i idealizon këmbët e gjata të Maria Sharapovës, ndërsa grave shqiptare ju thotë ju jeni pa punë, pa shkollë, me një fjalë jeni hiç ( se po merreni me magjinë dhe syrin e keq).
Nji hoxhë tjetër del dhe analizon puthjet dhe ledhatimet në Big Brother.
Nji hoxhë tjetër flet se si duhet të jenë marrëdhëniet intime mes burrit dhe gruas.
Nji hoxhë tjetër thotë burrit i takojnë 72 hyrija të virgjëra, ndaj bëni sulme terroriste, vrisni e mbytni në këtë botë, se atje ju presin hyrijat.
Nji grup hoxhallarësh kërkojnë futjen e lëndes fetare nëpër shkollat laike.
A ka profesorë, sociologë, psikologë, filozofë hapësira shqiptare apo në këtë shekull kur po bëhen udhëtimet në hapësirë, duhet të citohet çdo sharlatan me titullin hoxhë”.
Mevi Rafuna