Në Deçan nuk ka asnjë kish Katolike apo Ungjillore, ndërkaq, asnjë vendbanim shqiptar nuk e ka më të theksuar ndjenjën se jo shumë larg në kohë ishin katolikë. Po ashtu katunde të tëra të këtij rajoni janë katolike, apo të përziera.
Me 2005 deçanasit e rrahën pastorin amerikan sepse predikonte fjalën e Krishtit dhe përpiqej të ndërtonte një kishë. Askush nuk i doli krah. “Nuk e donin kishën”, thanë islamikët që e nxitën rrahjen dhe që e dëbuan nga qyteza amerikanin e devotshëm. Shteti heshti, ne fakt shteti e rrahu. Ra përmbys para mujsharëve islamikë. Kundër kishës Ungjillore së pari doli Kisha ortodokse e Deçanit, pastaj hoxhët.
Kisha Ungjillore e Dardanisë e ka blerë një tokë ndërtimi 35 ari, në Deçan, por kërkesa e bërë para 20 vjetësh ka mbet në sirtarë të Komunës. Shteti poashtu u tregua i shurdhër. Ndërkohë janë ndërtuara mbi njëzet xhami në këtë territor.
Kisha Katolike nuk ka provuar të ve kryqin në qytetin “e stupcave e të dajakut”, që të mos pësojnë priftërinjtë e saj si pastori amerikan. Në një katund të Deçanit nuk e lejuan familjen shqiptare të varroste familjarin e tyre pa rite myslimane. Ose do t’i këndoj hoxha arabisht, ose do ta nxjerrim nga varri, kërcënoi xhamia e katundit. Dhe familja iu nënshtruan kërcënimit. Tolerancë fetare është kjo?
Skenderaj
-Më parë do ta ndërtosh një kishë në Arabinë Saudite se sa në Skenderaj, -me tha një drenicak. -Askush si ne nuk e thekson më shumë se jemi katolikë, edhe emri Drenicë thonë se rrjedh nga Ndrenika, por, askund tjetër në Dardani nuk është më i egër sulmi i shoqatave islamike e i hoxhëve të BIK-ut se sa në këtë qytet. Mafia islamike dhe mafia lokale bashkëpunojnë mirë, kështu që të kërkosh kishë në Skenderaj është “qyfer”, nuk të lënë të dy mafitë. Shoqatat islamike kanë investuar shuma marramenthit në këtë qytet, por nën dorë.
Istogu, qyteza, vendlindje e Ibrahim Rugovës nuk është larg Deçanit e Skenderajt me mendësinë e qëndrimin e nëndheshëm ndaj krishterimit e kishave katolike e ungjillore. Shumë misionarë ungjillor amerikanë kanë provuar të ndërtojnë një kishë në Istog, por atmosfera ishte intolerante, me kanë thënë disa misionarë, që kanë jetuar me vjet në këtë qytet të bukur. Ata u kthyen të dëshpëruar.
Ç’po ndodh me ne dhe me shtetin tonë laik? Lejon qindra xhami, por nuk lejon kisha protestante, ndërkaq, kishat ortodokse i mbanë para duarve.