in

A ishte bashkëpunëtori i Titos, Stane Dollanc, njeri i shërbimit sekret gjerman?

Jovanka Broz, gruaja e Titos në kuluare flitej se ishte spiune e KGB-së, që sovjetikët ia kishin futur në krevat kryetarit të Jugosllavisë. – Jovanka e akuzon Stane Dolancin, njërin ndër figurat më të errëta se ishte pjesëtar i Rinisë Fashiste gjermane. (DP)

“Tito, disa vjet para se të largohej nga kjo botë, fuqitë perëndimore, angleze dhe amerikane kishin filluar të flisnin për prishjen e Jugosllavisë, tha Jovanka!Stane Dolanc, ishte një politikan jugosllav nga Sllovenia, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Josip Broz Titos, i cili ishte një simbol i paharruar për atë kohë, një simbol i ideologjisë së atëhershme komuniste, por marrëdhënia e tij e ngushtë me Titon filon të trazohet dhe ktë nuk e dinte gjithkush, nuk e dinte as opinioni i gjërë në Jugosllavi, por këtë punë e dija unë unë!Zonja e parë e ish-Jugosllavisë, Jovanka Broz, foli për marrëdhënien e saj me Stane Dollancin, këtë e tha pikërisht në një nga intervistat e fundit të vitit 2013; me atë rast ajo tregoi se me Titon nuk bëmë asnjë natë të qetë, nuk mund të flinim të qetë, le më të bënim lezet ose dashni, kjo kishte ndodhur për faktin se Dollanici me kompani kërkonte qime në vezë, kërkonte ndonjë shkas të paqënë dhe t’ia arrinte qëllimit që unë dhe Tito të ndaheshim nga njëri tjetri!

Në fillim të viteve 1980, opozita e atëhershme e mbante mend Dolancin për “spastrimet” e tij, pasi ai ishte si ministër policie për të përndjekur elitën. Dollanci, ky njeri i fuqishëm ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Titos, dhe karriera politike filloi në 1971 kur ai u bë sekretar i Byrosë Ekzekutive të Presidencës së Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë.

Falë lidhjes së tij të pathyeshme me Titon, Dolanc u pa shpejt si “njeriu i dytë në Jugosllavi”. Sidoqoftë, këtij politikani jugosllav nuk i shkonte për shtat askujt para tij, si rezultat i së cilës ai shpejt doli nga hija e Titos, prandaj Jovanka Broz tregoi mosdashni të hapur ndaj tij. Faktikisht, ish-zonja e parë e Jugosllavisë deklaroi se, së bashku me Titon, ishim në një mbyllje në shtëpi, me synimin për të prishur Jugosllavinë, dhe ishte Dolanci ai që bashkëpunonte me Rinisë e Gjermanisë, dhe më vonë bashkëpunoi me një agjent të shërbimit sekret gjerman.

– Disa vjet para së të ikte nga kjo botë Tito, fuqitë e mëdha kishin filluar të flisnin për shpërbërjen e Jugosllavisë dhe njerëzit që më vunë në izolim ishin paraardhësit e asaj vepre të ndyrë. Këta janë realizuesit e urdhrave të fuqive të mëdha dhe ato vende dhe agjentët e tyre nuk duan që e vërteta të botohet edhe sot, dhe kjo është arsyeja pse ata po më ngucin – tha Jovanka Broz në një rast.

Ajo tha se kjo ishte një pengesë për Stane Dolancin dhe gjeneralin Nikola Ljubiçiq – me synimin për të marrë të gjithë pushtetin në Jugosllavi, duke i imponuar Titos qëllimet e tyre; dhe ashtu ndodhi, ia arritën qëllimit, mua më ndanë nga dashnia që kisha ndaj Titos!

– Dolanc donte të më shmangte mua, të më largonte nga Tito, sepse e dija që ai ishte një anëtar i Rinisë Gjermanisë dhe se ai punonte për shërbimin sekret gjerman. Ata thanë: Do të ishte e lehtë me plakun, do të thotë me Titon, por nuk mund të merremi vesh me Jovanka – theksoi ajo në atë kohë.” Dafina T A news24

Lini një Përgjigje

Bashkëpunimi mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it është i domosdoshëm

Kurti pranon letër urimi nga UNDP dhe NDI