in

A, i doli Vuçiqi – Ramës nga dora?

Sherif Ramabaja

Ka një kohë paksa të gjatë, që ka rënë në harresë tandemi Rama – Vuçiq. Derisa mbanin takime për Ballkanin e Hapur, Vuçiq si ndahej Ramës. Nuk dihej se pse Vuçiq ishte i dhënë aq shumë pas tij, po dukeshin si të lindur për njëri – tjetrit. Kjo dashuri mes tyre ishte aq e fuqishme saqë Rama e kishte sakrifikuar Kosovën dhe gjysmën e kombit, vetëm e vetëm që ta ruante miqësinë me Vuçiqin.

Kjo ta kujtonte edhe kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur njësoj kishte vepruar edhe diktatori Enver Hoxha ndaj jugosllavëve (serbëve) e rusëve. Ndoshta kjo anomali e për çuditshme kishte mbetur që atëherë dhe Rama tash me PS dhe Rilindjen e tij mundohej që ta përtërinin sërish. Nuk i dihet, por ka shumë gjasa që të jetë ashtu. Ideologjia është e pashërueshme.

Pasi Kosova ishte munduar që t´i demaskonte që të dytë për qëllimet e Ballkanit të Hapur, erdh edhe deri te zvogëlimi i kontakteve të shpeshta mes tyre.

Thënë hapur, Vuçiq sapo erdhi në përfundim që Rama nuk e kishte fuqinë që t´i bindte shqiptarët e Kosovës, të Luginës, të Malit të Zi etj. për projektin e tyre të përbashkët, i cili ishte baras me Botën Serbe, erdh duke u larguar nga Rama.

Largimi i tyre nga njëri – tjetri s´ishte i lehtë. Mendohet se kishte lënë edhe pasoja të pariparueshme.

 Vuçiqi i brengosur nga kjo kishte organizuar një sulm në Veriun e Kosovës, për ta shpejtuar procesin e projekteve të tij.

 Rama nuk dihet a ishte brengosur nga sulmi i Vuçiqit në Banjskë, sepse atij askush nuk ia lexon dot ndjenjat, po së paku kishte dal me një reagim ta quajmë neutral duke thënë se: nuk do të duhej që të organizonin ditë zie në Serbi, për pjesëtarët e grupit të rënë për Botën Serbe.

Vuçiqi s´kishte reaguar fare ndaj kritikave të mikut të tij, po nga presioni ndërkombëtar e vuri në përdorim planin „ B “

 E shpiku krizën e Dinarit me të cilin fillo të merrej EU, SHBA, NATO, OKB, Rusia, Escobar, Hill, Borrell, Lajçak, Dodik, Vulin, Daçiqi, bërnabiç – ka, Grenell, ambasadori amerikan në Kosovë Hovenier, ambasadorët e QUINT – tit, etj.

Kurti i vënë para murit nga presioni ndërkombëtar, vendosi që manastirit të Deçanit t´ia dhuroi 25 Hektar tokë, ashtu siç kërkonte, EU dhe SHBA, po apetitet serbe nuk kënaqen me 25 HA, ata duan ta pushtojnë të tërë Kosovën.

Populli i Kosovës, Luginës, Malit të Zi, Çamërisë e më gjerë, u tmerruan nga një vendim i tillë, po kush e pyet popullin sot.

 Shoqëria civile, Akademikët, institucionet e pavarura, Akademia Ushtarake, Akademia e Policisë etj. e kritikuan vendimin e tillë duke thënë haptas se, Manastiri i Deçanit me 25 HA tokë të dhuruar do shndërrohet një bazë ushtarake për Serbinë dhe Rusinë.

 Në 25 HA tokë ata do të fusin armatime të rënda dhe do të krijojnë edhe divizione e batalione që ta destabilizojnë jo vetëm Kosovën po të tërë rajonin.

 Kurti pasi ia dhuroi tokën manastirit ia ndaloi Vuçiqit futjen e dinarëve me thasë në Kosovë, kurse Vuçiqi e zgjodhi sërish rrugën e kërcënimeve. Po e pres vetëm momentin e përshtatshëm që përfundimisht, ushtarakisht ta sulmojmë Kosovën, tha këto ditë.

Prapë shqiptarët u ngritën në këmbë nga kërcënimet e Serbisë dhe të Vuçiqit. Më në fund ndoshta do ta kuptojnë se Serbisë gjithmonë duhet treguar dhëmbët, që ajo të ketë frikë nga ne, e jo ne nga ajo.

Mars – Rover (Satirë)

Lini një Përgjigje

Rambuje- folklori politik a fillimi i mbare?

Foda debuton me fitore, Kosova mposht Armeninë