in

A është falsifikuar nënshkrimi i Roza Anagnostit në peticion?

Nisma e artistëve për të fshirë videon ku Elia Zaharia shfaqej duke dhunuar ish-bashkëshortin e saj Princ Leka Zogun, bëri bujë në mediet vendase, lajm i cili nisi të qarkullonte në 8-mars, ditën ndërkombëtare të gruas.

Por askush nuk e mori mundimin të verifikonte nëse këto firma ishin të vullnetshme apo jo, deri në momentin që një nga 144 firmëtarët reagon.

Ishte Juna Anagnosti, e bija e aktores Roza Anagnosti, e cila në një koment në një nga postimet e Genc Sejkos, mohon që e ëma e saj të jetë pyetur e më pas të ketë firmosur peticionin.

“Genc Sejko, ime më, artistja Roza Anagnosti, as nuk është pyetur e nuk ka firmosur asgje, megjithatë rezulton ta ketë firmosur këtë deklaratë. Kuptojeni vetë që lajmi nuk është i vërtetë.” Shkruan Juna në komentin e saj.

Ndër komentet e tjera, Juna thekson faktin se Roza Anagnosti nuk ka pasur dijeni per mbledhjen e firmave për këtë çështje.

E ndërsa për vërtetësinë e firmave ngrihen hije dyshimi, Elia Zaharia vendos të thyejë heshtjen dhe te dërgojë falenderimet per këdo që e mbështeti.

Por ky postim në rrjetet sociale nuk  shpëtoi nga komentet e shumta, ku në masë ishin ata qe nuk e përkrahnin dhe gjykonin aktoren si dhunuese.

Kujtojmë që letra me 144 firma për fshirjen e videos ku Elja Zaharia shfaqet duke dhunuar Princ Leken, e duke e nxjerrë nga Oborri Mbretëror ende është e paqartë nëse është reale e në dijeni të plotë të të gjithë firmëtarëve, apo ka edhe te tjerë, veç Anagnostit, që nuk e dinë që kanë firmosur. Pavarësishtë dhunës që duket në videon e shpërndarë e për të cilën drejtësia pritet të flasë, peticioni, tashmë i dyshimtë kërkon të mbrojë Elian nga denigrimi i figurës.

Gjithashtu të shumtë janë edhe komentet që konsiderojnë atë peticion si mbështetje e dhunës në familje.

Lini një Përgjigje

Ambasadori Hill për foton Gjuriq – Radojciq, po ia qan hallin Vuçiqit !

Vdiq gazetari e shkrimtari i njohur Bajram Sefaj