in

A është e nevojshme që Kosova ta ketë një parti të ekstremit të djathtë?

Sherif Ramabaja

Gjendja gjeostrategjike në botë po ndryshon me një shpejtësi të paparashikueshme. Askush nuk do ta kishte besuar, po SHBA nën udhëheqjen e presidentit Trump, i kanë ndërruar anët dhe po devijojnë nga kursi i demokracisë liberale.

 Presidenti Trump Rusinë e sheh si një potencial të madh ekonomik, prandaj EU deri dje miq të pazëvendësueshëm, i ka shndërruar në rival, kurse Rusinë nga armikun numër një, e ka shndërruar në mikun më të madh.

 Në këtë rast, siç duket presidentit Trump nuk i intereson se çdo të bëhet me Ukrainën. Për atë ndoshta edhe u shfaq shou i parapërgatitur, që ta nënçmonin, poshtëronin dhe degradonin presidentin Zelensky.

 Në këto rrethana kaotike shqiptarët si gjithmonë do ta kenë vështirë të orientohen, apo si të shumtën e herëve, do të orientohen gabimisht në anën e kundërt të historisë, ose do të veprojnë me vonesë, që seriozisht do ta dëmtonin çështjen kombëtare.

Të mbështetesh tërësisht në EU, do të ishte një gabim historik, duke e ditur të kaluarën tragjike të shqiptarëve, kurse një orientim i tashëm vetëm në SHBA, nuk dihet se ç ‘sjell e nesërmja. Nëse në këtë rast SHBA me presidentin Trump do të jetë mik i Rusisë, kjo nënkupton se do të jenë edhe mik i Serbisë.

Ndoshta gjëja më e mirë për shqiptarët do të ishte të punohet me dy palët, që ti kemi miq, pa i rënduar marrëdhëniet me deklarata dhe veprime me asnjërën palë. Kjo është, dhe nuk është, sikur ta luash një lojë të dyfishtë me tendencë nga SHBA. Edhe ashtu sa herë ka dashur Evropa i ka akuzuar shqiptarët se mbështeten vetëm në SHBA, duke e injoruar Evropën.

Pa SHBA ne jemi të humbur. Nëse SHBA do ta ndërrojnë tërësisht kursin edhe ndaj nesh, duhet të mbështetemi në Gjermaninë dhe Anglinë, që më së miri e njohin çështjen shqiptare. Një problem tjetër do të ishte se partitë e ekstremit të djathtë kanë marr hov në tërë Evropën, që po ashtu këto parti qëndrojnë në një linjë shumë të afërt me Rusinë, sepse edhe financiarisht përfitojnë prej saj.

Ndoshta në shikim të parë do të duhej të ishte absurde, po edhe Kosovës i nevojitet një parti e tillë, por pa u financuar nga Rusia e Serbia. Fokus të vetëm duhet ta ketë, mbrojtjen e çështjes kombëtare.

Partitë e tilla në EU po vijojnë të rriten dhe është vetëm çështje kohe, se kur do të vijnë në koalicion, apo edhe në pushtet.

Kjo u vërejt kohën e fundit në Austri ku populistët, apo ekstremistët e djathtë e kishin fituar mandatin për themelimin e qeverisë. Falë vetëm refuzimit të forcave demokratike për një koalicion, nuk u formua një qeveri e tillë. Po të vinin forcat e tilla FPÖ  (Herbert Kickl) në pushtet, do ta kishim forcën e tretë Evropiane, pas Hungarisë dhe Sllovakisë, e cila do të shkonte në dobi të Putinit.

Ndërsa në Gjermani AFD, parti naziste, nga zgjedhjet e kaluara është dyfishuar dhe në zgjedhjet e tashme, u radhit si forca e dytë.

Në prag të zgjedhjeve Elon Musk thoshte se vetëm AFD mund ta shpëtoi Gjermaninë, kurse JD Vance, nënkryetari amerikan, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kërkoi që të thyhet muri dhe të bashkëpunohet me AFD.

 Pra pushteti i tashëm në SHBA haptas po i përkrah partitë e ekstremit të djathtë, populistët, në mënyrë që ta marr kontrollin në tërë EU. Tash momentalisht kemi një luftë politike mes SHBA dhe EU, që është një absurditet, nga aleatë, në rivalitet armiqësor.

Pse do të ishte e nevojshme një parti e tillë në Kosovë

Kriza e vazhdueshme dhe e pa rrugëdalje e EU, ka bërë që të fitojnë terren gjithnjë e më shumë këto parti. Sidomos rritja masovike e tyre po ndodh shkaku i pazgjidhur i çështjes së migracionit dhe problemeve në zhvillim. Duke qenë këto parti ekstremiste dhe populiste kanë fituar përkrahjen e Rusisë, e cila përmes tyre kërkon dobësimin e  EU në mënyrë që të shkaktoi kaos.

 Duke qenë se këto parti ndodhen nën ndikimin e Rusisë, kuptohet që janë edhe kundër pavarësisë së Kosovës. Dhe derisa ndodhen kundër pavarësisë së Kosovës, shqiptarët duhet të konkurrojnë me një parti të tillë, duke u kundërvënë tezave populiste për Kosovën dhe problemin shqiptar.

 Pra për të krijuar kontakt me to, do të duhej të formohet një parti e tillë e cila me një kuadër të kualifikuar do të përpiqej që ta paraqet të vërtetën shqiptare. Nëse nuk e bëjnë këtë shqiptarët, do të ballafaqohemi vetëm me të „vërtetën” që ua servon Serbia.

Ne e kemi Balin Kombëtar, po ai nuk hyn në kuadrin e këtyre partive, sepse Balli Kombëtar ka qenë dhe mbetet një parti demokratike nacionale, e cila nga propaganda komuniste, pa të drejtë paraqitej si armiqësore.

Kambanat po bien, kush ka veshë. Po nuk ecëm me rrethanat e kohës, do të na dënoi historia.

 

Gazetarët e BBC rrëfejnë çfarë panë në dhomën e sherrit Trump – Zelensky

Oskar 2025, ’Anora’, fiton 5 statuja të arta