Gjykata Kushtetuese ia ndaloi Albin Kurtit, kryetarit të Vetëvendosjes, të kandidoj për deputet. Me të njëjtin vendim Gjykata Kushtetuese e shkarkoi Qeverinë e Kosovës.
Vetëvendosja e pranoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Qeverisë Hoti, por e kundërshtoi vendimin për ndalimin e kandidimit të Albin Kurtit, ndërsa ishte i paqartë për 46 kandidatë tjerë me precedent penal. I lejohet z. Kurti, por nuk u lejohet të tjerëve, apo si?
Shteti duhet të mbrojë dhe të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese me të gjitha mjetet ligjore. Me dhunë askush nuk mund të futet në Kuvend.
Albin Kurti paralajmëroi se do ta udhëheq listën e Vetëvendosjes. Kurti e sfidoi shtetin, ia hodhi dorëzën e dyluftimit. Pritet veprimi i shtetit.
A do të shpërthejnë trazira të përgjakshme të militantëve të Vetëvendosjes, sepse pa Albin Kurtin s’ka Vetëvendosje.
Të mos keqkuptohemi. Kurrë nuk e kemi besuar Gjykatës Kushtetuese, sepse ishte e instrumentalizuar, por Vetëvendosja e besoi prandaj bëri kërkesë ta shkarkonte Qeverinë Hoti. Tash duhet t’i nënshtrohet, ose t’i shpall luftë shtetit. Dardania Press