in

A do të ketë pushim njëjavor nga 22 marsi për nxënësit

Nga 22 marsi i gjithë niveli arsimor mund të shkojë për një javë në pushim. Ky ka qenë propozimi që ka dalë pas takimit që ka pasur ministri në detyrë i Shëndetësisë, me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sindikatës së Arsimit dhe IKSHPK-së.

“Në javën e fundit ka pasur rritje të rasteve edhe dje së bashku me institutin kemi komunikuar dhe sot e përcjellë mënyrën e punës që e kemi bërë gjatë muajve të verës e kemi ardhur në disa konkluzione që ditën e nesërme do ti analizojmë dhe do të vijmë me një përfundim dhe vendim dhe interesimi jonë është që të shkojmë pesë ditë përpara”, tha ai.

Zemaj tha këto masa nuk vlejnë edhe për mësimin parafillor.

“Gjatë kësaj jave do të bëjmë vlerësimin e Ministrisë së Arsimit dhe javën tjetër do të shohim a do të vazhdojmë më mësim online apo të ndërpresim mësimin për dy javë për ta ulur pozitivitetin e rasteve te nxënësit, por edhe të arsimtarët”, ka thënë Zemaj.

I pyetur nëse ka dalë situata jashtë kontrollit, Zemaj tha se situata është e menaxhueshme.

“Situata është e menaxhueshme dhe po përballemi mirë me këtë situatë, kemi numër të madh të të testuarve dhe kemi një mesatare diku 15-16 vetëm deri diku ka qenë 22%, dhe janë normale”, tha Zemaj

Lini një Përgjigje

T’i kërkojmë Izraelit vaksina, në vend se të debatojmë për Ambasadën, shkruan Vlora Çitaku

Mësimi në banka shkollore apo online, SBASHK-u pajtohet për të dyja variantet