in

I vihet flaka banerit “Liria ka emër”

Sot në mëngjes, banerit të vendosur në hyrje të Graçanicës, “Liria ka emër”, i është vënë flaka. Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Ky rast ka irrituar së tepërmi banorët shqiptarë të kësaj ane.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka dhënë më shumë hollësi rreth këtij rasti .

“Sot kemi pranuar informatën lidhur me dëmtimin e një tabele reklamuese bilbord që ka qenë vendosur në rrugën magjistrale Prishtinë Gjilan. Polici ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë këtë rast”, ka sqaruar zëdhënësja Ahmeti.

Lini një Përgjigje

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit debatohet për COVID-19

Osmani: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë