in

AFP: Trump me gruan e vajzën vunë kurora në varrezat e Arlingtonit

Presidenti i SHBA Donald Trump, u pa në publik për herë të parë që kur luajti golf të dielën. Ai dhe Zonja e Parë, Melani morën pjesë në vendosjen e kurorave në Varrezat e Arlingtonit, në Ditën e Veteranëve. Nënpresidenti Mike Pence dhe vajza e Trump Ivanka u bashkuan me ta me maska.Trump iu afrua ‘Varrit të ushtarit të panjohur’, ia bëri nderimin dhe kaloi një moment në heshtje para se të kthehej nën ombrellë. Në të njëjtën kohë, Joe Biden dhe gruaja e tij vunë një kurorë lulesh në një monument të luftës koreane në Filadelfia.Në fjalën e tij, Trump renditi të gjitha ato që administrata e tij ka bërë deri më tani për të përmirësuar jetën e veteranëve, përsëriti detyrimet ndaj veteranëve dhe personelit ushtarak. “Si komandant i përgjithshëm, kam mbështetur veteranët, për shëndetin dhe mirëqenien e tyre, për situatën më të mirë ekonomike të këtyre njerëzve të nderuar”, tha Trump. 

Lini një Përgjigje

Virgil van Dijk me kontratë të re?

Qeveria miratoi masat e reja kundër COVID-19