Pema e Krishtlindjes para Qendrës Rockefeller është një skenë që zakonisht tërheq mijëra njerëz në atë pjesë të New Yorkut. Ndezja e dritave është një ngjarje më vete.Ende nuk është njoftuar kur do të ndizen këtë vit, ose nëse njerëzit do të lejohen ta shikojnë atë, por kryetari i bashkisë tha se ai nuk do të heqë dorë nga tradita e Krishtlindjes, pavarësisht nga pandemia e koronavirusit.”Ne duam që ajo të jetë një përvojë e shkëlqyer, veçanërisht duke pasur parasysh që njerëzit tani po përballen të gjithë”, tha kryetari i Bashkisë së New York Bill de Blasio në një konferencë shtypi.”Kjo pwr qytetin wshtw ngjarje e veçantë”, shtoi de Blasio. “Unë ende pyes veten çdo vit si një fëmijë kur do të ndizen dritat.”Qyteti do të prezantojë masa të veçanta për ngjarjen dhe media lokale raportoi se një bredh 30 metra tashmë është zgjedhur në Oneonta në veri të shtetit të New Yorkut.Shesh patinazhi po aq i famshëm nën Rockefeller pritet gjithashtu të hapet pavarësisht nga pandemia e koronavirusit, por vetëm nga 21 nëntor deri më 17 janar, e cila është më e shkurtër se zakonisht.