Kandidati republikan për presidenti të SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar sërish për rikthimin e rezultatit nga kundërkandidati i tij, Joe Biden.
Ai është ankuar sërish për mënyrën se si po numërohen votat nëpër disa shtete kryesore që mund të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve të 4 nëntori, shkruan GazetaBlic.
“Janë duke gjetur vota për Bidenin nëpër shumë vende, si Pennsylvania, Wisconsin, Michigan. Ata janë duke punuar shumë që ta zhdukin avantazhin e 500 mijë votave. Shumë keq për vendin tonë”, ka shkruar ai në Twitter.