in

Biden theu rekordin me vota si kandidat për president i SHBA-së

Joe Biden, kandidat për President i SHBA-së, në zgjedhjet e 3 nëntorit të këtij viti, ka marrë më shumë vota se çdo kandidat tjetër për president, në historinë e SHBA-së.

Bideni është bërë kandidati që fitoi më së shumti vota në historinë e zgjedhjeve presidenciale, ku shumë vota akoma pritet të numërohen.

Ai aktualisht ka fituar 69,773,518 duke lënë pas Barack Obamën me 69, 498,516, të cilat i fitoi në vitin 2008 që deri më sot konsiderohej si rekord.

Në anën tjetër Trump deri më tani ka arritur të grumbullojë 67, 166,599 që megjithatë janë më shumë sesa ato që i fitoi më 2016.

Lini një Përgjigje

Pjesëmarrja më e lartë në 120 vitet e fundit në zgjedhje në SHBA

Sllovakia e paralajmëroi Austrinë për terroristin Fejzullahi