Nga rreth 200 mijë vota sa ishte dallimi në epërsi të Trumpit ndaj Bidenit pak orë më parë, kjo epërsi e kandidatit republikan tash ka rënë në vetëm rreth 12.500 vota, sipas të dhënave të televizionit Fox News.
Duhet theksuar se Michigani i ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor dhe mund të luajë rol të madh në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve.
Rezultati i ngushtë është nxjerrë nga 90 për qind e votave, ndërsa 10 për qind nuk janë numëruar ende.