in

Salih Mustafa: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë

Salih Mustafa ka dalë sot para Gjykatës Speciale dhe akuzohet për krime lufte.

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, është deklaruar rreth luftës së UÇK-së në paraqitjen e sotme në Dhomat e Specializuara.

 “Fillimisht ju falënderoj që ma dhatë mundësinë të shprehem për atë që jam i bindur…. Pasi që jam qytetari i parë i Kosovës i nxjerrë para kësaj Gjykate me aktakuzë të konfirmuar, dua t’i them ca fjalë… Unë Salih Mustafa, ish-luftëtar i lirisë dhe ish-epror i UÇK-së, duke besuar thellë në betimin e ushtarit të UÇK-së dhe moralin e bashkëluftëtarëve të mi. Duke qenë thellë i bindur se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme, sepse regjimi i gjatë në përmasa gjenocidale i Slobodan Milosheviqit si dhe pas luftërave të përgjakshme të këtij kasapi, mua dhe popullit tim nuk na kishte lënë zgjidhje, pa nder, dhe pa liri, ose ta organizojmë një rezistencë që kulmoi me luftën për liri dhe pavarësi”, tha Mustafa, raporton Indeksonline.

“I nderuar z.gjykatës, duke besuar në moralin tim, bindjet e mia dhe karakterin tim që kam ndërtuar gjatë jetës sime, në shërbim të atdheut, të rrugës drejt lirisë, si dhe në shërbim të institucioneve të vendit, kam parasysh gjithmonë shtetet mike që na ndihmuan në lirinë e vendit tonë”.

 

 

Lini një Përgjigje

Agjencia e KB: Irani po ndërton një uzinë nëntokësore

Të parët në Evropë me xhami dhe të fundit me shkolla