Një ndër ndeshjet më interesante, në La Liga, nesër, duke filluar nga ora 16:00, do të zhvillohet ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, në kuadër të xhiros së shtatë të La Ligas.
Ndeshja e futbollit, “El Clasico”, do të zhvillohet në stadiumin e Barcelonës “Camp Nou”, ku tashmë edhe skuadra e Realit ka arritur që të jetë gati për ditën e nesërme.
Në të dyja ekipet do të mungojnë disa futbollistë, për Barcelonën nuk do të luajnë Alba, Umtiti, dhe Ter Stegen, pasi që të tre janë të lënduar, ndërsa në radhët e ekipit të Realit do të mungojnë Carvajal, Hazard e Odegaard.