FBI ka dhënë detaje se si personi i quajtur Alexander Hillel Treisman po bënte planin për vrasjen e Joe Bidenit. Burri nga Karolina e Veriut po ndiqej nga FBI-ja dhe pas hetimeve të vazhdueshme të organizuara ndaj tij.
Treisman u arrestua fillimisht në maj me akuza të pornografisë. I mbyllur në shtëpi duke pritur gjyqin me akuzat për pornografi, Treisman po bënte planin për vrasjen e kandidatit për president.
FBI-ja zbulon se i dyshuari kishte planifikuar që të afrohej tek Wendys, që është një vend 6 kilometrat afër shtëpisë së Biden.
Sulmuesi kishte bërë gati armë dhe eksploziv, bombol shpërthyese, pistoletë të kalibrit “Taurus” dhe kishte disa vizatime skematike se si do të bënte sulmin. Sulmi mund të planifikohej në “Halloween”.
Tresiman pritet që shpejt të dalë para Gjykatës dhe të përgjigjet për të gjitha dyshimet dhe akuzat.