Në ditën e njëjtë kur është zbuluar skandali për vjedhjen e rreth 2 milionë eurove në Thesarin e Shtetit, një tjetër vjedhje ka ndodhur në institucionet e Kosovës.
Në objektin e e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK), sot është vjedhur një kasafortë.
Drejtori ekzekutiv këtë agjenci, Naser Krasniqi, në një konferencë për medie, ka konfirmuar se të enjten nga ora 12 deri në ora 4 të mëngjesit, në këtë institucion kanë hyrë persona të panjohur dhe kanë vjedhur një kasafortë.
Përkundër konfirmimit, nga ky institucion s’është dhënë ndonjë informatë se çfarë ka pasur brenda asaj kasaforte.
Krasniqi tutje ka shtuar se dyshohet se dikush ka hyrë nga pjesa e prapme e objektit, pasi që, sipas tij, para objektit kanë qenë sigurimi i policisë.
“Gjatë natës së mbrëmshme ka ndodhur një hyrje e paautorizuar. Me rastin besoj se janë duke vazhduar procedurat e policisë. Hyrja nuk e dimë sakt nga kanë hyrë, thuhet se kanë hyrë nga ana e prapme”, ka deklaruar Krasniqi.