in

Ischinger: Debati për Groenlandën është një “cirk” që shpërqendron vëmendjen nga lufta në Ukrainë

Kryetari i Konferencës së Sigurisë në Mynih, Wolfgang Ischinger, është i pakënaqur me mënyrën se si u zhvillua Forumi Ekonomik Botëror në Davos. Megjithatë, ai vlerësoi gjithashtu strategjinë e dyfishtë të BE-së.

Kryetari i Konferencës së Sigurisë së Mynihut (MSC), Wolfgang Ischinger, e përshkroi debatin rreth GroenlandësForumin Ekonomik Botëror në Davos si një “cirk”. “Nuk ka mënyrë tjetër për ta përshkruar atë”, tha ai në “Emisionin e mëngjesit” (programi i lajmeve të mëngjesit) të ZDF-së. Ai kritikoi faktin se energjia që evropianët dhe amerikanët duhet të përqendrohen në Ukrainë, po devijohej drejt Groenlandës.

 Marrëveshje me Trump – in, nuk është ende një zgjidhje

“E vetmja gjë që mund të thuhet është: nuk e kuptuam thelbin”, theksoi Ischinger. “Duhet t’i kishim dërguar një sinjal nga Davosi palës ruse se kjo luftë duhet të mbarojë më në fund”. Në vend të kësaj, pati një mosmarrëveshje të brendshme perëndimore mbi Groenlandën, e cila ishte “krejtësisht e panevojshme” dhe “e dëmshme”. Marrëdhëniet transatlantike midis evropianëve dhe amerikanëve janë dëmtuar rëndë.

Marrëveshja me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, u arrit për shkak të tre faktorëve. Ischinger përmendi kërcënimin e tarifave hakmarrëse evropiane, qasjen e kujdesshme të evropianëve, përfshirë kancelarin gjerman, si dhe kundërshtimin nga vetë SHBA-ja. Megjithatë, Ischinger theksoi gjithashtu se kjo marrëveshje nuk përbën ende një zgjidhje.

Një strategji e dyfishtë evropiane është e saktë

Megjithatë, kryetari i MSC vlerësoi rrugën që BE ka ndjekur tani. Ai e përshkroi atë si një strategji të dyfishtë: Është e nevojshme të vendoset pavarësia ushtarake nga SHBA-të, por në të njëjtën kohë të mbahet presidenti i SHBA-së në krah. Në fund të fundit, lufta ruse e agresionit kundër Ukrainës nuk mund të përfundojë aktualisht pa të.

Ischinger është kreu në detyrë i Siko-s.

Kryetari aktual i Konferencës së Sigurisë së Mynihut (MSC) është Wolfgang Ischinger, i cili shërben në këtë rol në mënyrë të përkohshme, pasi pasardhësi i tij i caktuar, Jens Stoltenberg (ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s), do ta marrë këtë pozicion vetëm pasi të largohet nga detyra si Ministër i Financave i Norvegjisë. Stoltenberg është zgjedhur tashmë kryetar, por Ischinger do të vazhdojë të udhëheqë konferencën deri atëherë.

Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja

Putini po i ofron Ramës dhe Mullave të Iranit strehim!