in

Cili do bjerë i pari, Rama apo Vuçiqi ?

Sherif Ramabaja

Na ishte një kohë e artë kur Rama në Shqipëri e Vuçiqi në Serbi, ishin në kulmin e karrierës së tyre dhe përjetonin ekstazë të artë të autokratëve. Ata me përkrahjen e njëri – tjetrit, e tregonin fuqinë e tyre edhe jashtë shteteve të tyre:  Rama sidomos mundohej ta shtrinte dominimin edhe te shqiptarët jashtë shtetit amë, kurse Vuçiqi i kishte nën pushtetin dhe komandën e tij, serbët në Kosovë, Bosnje, Mal të Zi, Maqedoni etj.

Që të dy përmes arrogancës, fuqinë e tyre u munduan ta tregonin sidomos me projektin e përbashkët antishqiptar, “Ballkanin e Hapur”. Misionin antishqiptar e vazhduan me përpjekjen e përbashkët, duke ia imponuar Kosovës Asociacionin, pasi për momentin ndarja u pezullua, me burgosjen e Thaçit.

Gjendja sot dukshëm ka ndryshuar si për njërin, po ashtu edhe për tjetrin. Vuçiqi dy vitet e fundit po përballet me protesta të fuqishme kundër tij, kurse tash së fundit iu zbulua edhe Sarajeva Safari, gjatë luftës në Bosnje. Akuza Sarajeva Safari mund ta fundos fatin e Vuçiqit, që ti bashkohet Thaçit në Hagë, kur dihet se kjo akuzë kishte të bënte me gjuetinë në njerëz gjatë rrethimit të Sarajevës nga forcat serbe. Një nga organizatorët e kësaj tragjedie njerëzore, që vetëm mendja serbe mund ta ç´pikë, mendohej të ishte edhe vetë Vuçiqi.

Kurse çfarë të shkruhet për Ramën? Dosjen e tij, ndoshta me mund, do ta kompletonte SPAK, por nuk do të jetë lehtë të përmblidhen të gjitha të bëmat e tij, kur të llogaritet kohëzgjatja e katër mandateve e sundimit të tij.

 Kohët e fundit po mungojnë fotot me pejsazhet e Ramës, të cilat i prezantonte në mediat sociale, ku i prezantonte të arriturat e projekteve nga zonja Balluku. Të „Arriturat”, të cilat sot po i zhdukë era, ose vërshimi i parë i shiut.

Bilanci i “Suksesit” të Ramës vazhdon me dy zëvendësministra të akuzuar për korrupsion, kurse numri i qeveritarëve të tij, ministrave, krye bashkiakëve, patronazhistëve etj. po ashtu të akuzuar e të burgosur për kriminalitet të organizuar, është vështirë të përcaktohet saktësisht, kur dihet se ky numër është tepër i lartë..

Pra një bilanc i tillë publik i udhëheqjes, dhe kryeministri të ngjitet për kolltukun e tij, kjo mund të ngjajë vetëm në Shqipëri. Askush nuk e din edhe çka duhet të ndodhë që një kryeministër siç është Rama, të jap llogari para popullit, para organeve të drejtësisë dhe para shtetit. Përgjigje për këtë nuk kanë shqiptarët, por këtë as popujt tjerë nuk mund ta kuptojnë, sepse këto gjëra po ndodhin vetëm në Shqipëri.

Si do ta presin fundin e tyre Rama e Vuqiçi mbetet të pritet, po parashikimet për ta do të jenë të zymta. Vuqiçi e njeh veten se është një person i njejtë kriminel, sikurse mentori i tij Milosheviqi, po Rama si duket ende nuk është i vetëdijshëm se çfarë u ka bërë shqiptarëve. Ndoshta të vërtetën do ta mësoi nga organet e drejtësisë, po koha e humbur nuk kthehet dot.

Letërsia e Gani Mehmetajt i reziston shkrirjes, e ndal harresën, e sfidon kohën

EU pa kurrfarë turpi, po ndërhynë në zgjedhjet në Kosovë !