in

Marrëdhëniet transatlantike SHBA – EU, të helmuara

Sherif Ramabaja

Me ardhjen e presidentit Trump në krye të SHBA, marrëdhëniet transatlantike SHBA – EU po bëhen gjithnjë e më të padurueshme. Në fillim ishte kërkesa e presidentit Trump për rritjen e shpenzimeve financiare deri në 5 %, e bruto prodhimit për NATO – n, si shkas për për konflikt. Sapo kjo kërkesë u desh të pranohej, të shumtën me jo dëshirë, erdhi problemi tjetër i tarifave doganore. Dhe po ashtu sapo u arrit marrëveshja doganore, filloi përpjekja e presidentit Trump për zgjidhjen e problemit të luftës, Ukrainë – Rusi. Edhe këtu po shfaqen diferenca thuaja të papërballueshme mes EU dhe presidentit Trump. SHBA në krye me presidentin Trump, janë për lëshime më të mëdha ndaj Putinit. Arsyet janë të ndryshme: EU është kundër, duke i ditur intrigat ruse dhe të Putinit, pasi nuk iu përmbahen premtimeve dhe marrëveshjeve. Pra rreziku është se ai do t´i sulmonte edhe shtetet anëtare të NATOS dhe EU.

 Nga kjo retrospektivë po lindin problemeve mes aleatëve, të cilat po shkojnë në llogari të vetë Putinit. Ky lloj konflikti mes aleatëve herë – herë, po merr dimensione që presidenti Trump po akuzohet nga EU, si aleat i Putinit e Rusisë, e kundërshtar i EU.

Kjo bindje po forcohet edhe këto ditë kur nga SHBA u publikua dokumenti mbi sigurinë nacionale, që EU po e cilëson se është tërësisht kundër saj dhe u afrohet qëndrimeve të Moskës.

 Sipas këtij dokumenti voluminoz, presidenti Trump po insiston në përçarjen deri në shpartallimin e EU, duke bërë përpjekje që Italia, Hungaria, Austria dhe Polonia të jenë të preferuarat e tij, që të shkëputen ndër të parat nga EU. Putini në këtë rast nuk paraqitet si agresor dhe bëhet përpjekje në shfajësimin e Moskës.

Në realitet këto ide përputhen me ato të Moskës, në shpartallimin e EU, duke e ditur se më lehtë do ta kishte me secilin shtet veç e veç, sesa me të gjitha së bashku, nën një kulm. Pra sipas EU, presidenti Trump, marrëdhëniet transatlantike po i vë në pikëpyetje.

Dallimi mes Moskës dhe SHBA është se Moska ka qëllime politike, ndërsa Washingtoni, më tepër orientohet në çështje të biznesit dhe në profitit financiar.

Sa janë këto qëllime reale do të tregoi koha, por duhet pranuar se EU ndodhet në probleme të mëdha dhe në udhëkryq. Mungojnë idetë se si të marshohet përpara. Shkaktari kryesor në ngecjen e saj janë burokracia dhe mungesa e ideve të reformimit.

 EU është e mbingarkuar me ligje dhe rregulla, të cilat po e pengojnë të ardhmen e saj, në aspektin politik dhe zhvillimor. Në vend se të lirohet prej burokracisë, ajo këto ligje dhe rregulla po ua imponon edhe shteteve që priten t´i bashkohen asaj.

 Nga demoralizimi në çështjet politike të saj, shpesh ajo emërohet edhe si „Tigri prej letre”. Ndoshta nuk i duhet kohë shumë e gjatë, për masa ndëshkimi, por kur është puna e anulimit të tyre, fiton përshtypjen se s´ka askush kompetenca të merret me atë çështje. Pra kemi të bëjmë me një burokraci, që gjërat barten nga një institucion i saj te tjetri, duke e hequr barrën nga vetja, e duke e drejtuar gishtin në drejtimin tjetër.

Kjo tashmë po vërehet me rastin e bisedimeve Kosovë Serbi (pa kurrfarë përgatitje, limit kohe dhe qëllimi) si dhe me ndëshkimin e saj me sanksione, pa kurrfarë arsye.

SHBA me presidentin Trump i kanë vërejtur dobësitë e EU dhe po ua vejnë gishtin në plagë. Gjërat kanë ngecur dhe EU e perëndimi duhet të profilizohen për një ndryshim radikal, në mënyrë që të pengohen konfliktet.

Zoti Wolgang Ischinger (ish drejtues i Konferencës së Sigurisë në Mynih) këto ditë në një pyetje se pse Trump po kërkon në shpërbërjen e EU u përgjigj: EU është themeluar që t´i pengonte konfliktet brenda Evropës, kur dihen pasojat e Luftës së Parë Botërore dhe të dytë, si dhe dërgimin e qindra mijërave ushtarëve amerikan për shuarjen e këtyre konflikteve. Unë mendoj se këto gjëra janë harruar, por duhet kujtuar miqve tanë amerikan, që ta korrigjojnë veprimin e tyre, deklaroi ai.

Pra kur të merren të gjitha këto parasysh, EU nuk duhet parë me sy kritik gjithçka që vjen nga SHBA. Ata po iniciojnë iniciativa duke e parë se kështu si është, nuk shkon tutje përpara . Duhen zgjidhje pragmatike. Topi është hedhur në fushën e EU. Ajo duhet të veproi, në të kundërtën dikur mund të jetë tepër vonë edhe për vetë EU.

CIA (1953): Shqiptarët u mposhten nga pan-sllavistët që u mbështollën nën lëkuren e komunistëve

Letërsia e Gani Mehmetajt i reziston shkrirjes, e ndal harresën, e sfidon kohën