in

Memli Krasniqi me koalicione, kundër Albinit?!

Sherif Ramabaja

Unë tash momentalisht jam kryetar partie, po rinia sot nuk duhet të harroi se dikur i prija rep – skenës së Kosovës. Ajo kohë nuk është e largët për mua dhe gjeneratën time, prandaj ata të cilët sot nuk më njohin se cili isha, së paku këta të gjeneratës sime, ta votojnë nesër balotazhin tim dhe të Abdixhikut, PD – LDK.

Për rininë e Kosovës jam sakrifikuar: për ta kam kënduar, për ta kam vallëzuar. Për ta, ditë e natë, kam ushtruar në dimër, verë, shi e borë, derisa jam formësuar si reper i shquar dhe për ta fillova të organizoja koncerte.

 Në një farë mënyre unë sakrifikoja gjithçka nga vetja, si sot për PDK, që ata ti bëja të lumtur. Prandaj sot kur më duhen të rinjtë, për balotazh, unë i ftoj ata që ta votojnë PD dhe LDK e kurrsesi Albin Kurtin, i cili Kosovën e ka nxjerrë në shitje.

Me mua do të ketë zhvillim, perspektivë, standard të lartë, punësim, shkollim dhe mirëqenie. Do të angazhohem që ti përkrahu grupet e reperit në Kosovë, duke u premtuar kushte solide, perspektivë, lokale për ushtrime, instrumente falas dhe do të angazhoi kuadro që të punojnë me ta, derisa të aftësohen për konkurrencë me reperët e rajonit, të Evropës, perëndimit dhe botës.

Sot problemi i vetëm i Kosovës janë Albini, Vjosa dhe Donika, të cilët tërësisht janë preokupuar vetëm me Serbinë duke e lënë popullin nën mëshirën e vetës, pa përkrahjen e institucioneve shtetërore.

 Unë pyes ku kanë mbetur, punëtorët me rrogat më të ulëta në rajon, pa sigurim shëndetësor e pa stazh të punës? Si është gjendja e pensionistëve, furrtarëve, bukëpjekësve, teneqepunuesve, mësuesve dhe punonjësve të arsimit, bujqve (të cilët e kanë braktisur tokën), blegtorëve (pa bagëti), bletarëve, berberëve, tregtarëve, nxënësve, studentëve, mjekëve, infermierëve, Sportistëve, kamerierëve, gjellëbërësve, pylltarëve (të cilët po i shkatërrojnë pyjet ) gurëthyesve (të cilët po i rrafshojnë kodrat, duke e shkatërruar natyrën e gjelbërimin) etj. Pra e gjithë kjo kategori po ballafaqohen me varfërinë, mjerimin dhe vështirësitë e përditshme të mbijetesës. Prandaj siç thash, ata nuk merren fare më këto kategori të njerëzve, po u intereson se ç´tha Vuçiqi, Rama, Putini, Xi Jiping, Trumpi, Elon Mask, Kardashjanja, Dudija etj.

Me mua do të jetë krejtësisht ndryshe. Popullit, njerëzve dhe qytetarëve (sepse katundarët kanë ikur nëpër qytete ose jashtë vendit) do ua lehtësoi hallet e përditshme, kurse nëse më del kohë (duke u marr me hallet e popullit) do të merrem edhe me problemet e tjera. Rama disa herë na ka këshilluar, mos u merrni ju me Serbinë e Vuçiqin. Kryeni detyrat e shtëpisë, e mos u merakosni se s’thotë, e ç ‘vepron Serbia.

 Ne në krye me Thaçin e filluam luftën, e çliruam vendin dhe Serbinë e nxorëm nga Kosova. Sot për ne me rëndësi është që ti zgjidhim hallet e popullit. Unë jam i gatshëm që sapo Thaçi të lirohet nga Haga, t’ia dorëzoi partinë dhe tërë Kosovën. Unë sërish do t´i kthehem profesionit tim dhe do ta vazhdoi karrierën aty ku e kam filluar.

Tash për tash më duhen votat e juaja për balotazh me LDK, e cila e ndan të njëjtin mendim me mua. Më besoni se nëse dikush tash për tash do ta shpëtonte Kosovën, ai jam unë dhe Abdixhiku. Votat e juaja, janë shpëtimi ynë, por edhe i Kosovës.

Mars Rover (Satirë)

Projekti filmik “Lufta e pengjeve” i Gani Mehmetajt mbështetet financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës“

Dervish Kryeziu/ Biografia/