in

Debati im me një imam të BIK-ut në rrjetin X dhe Sulltan Sulejmani i Belindes

Para dy vitesh  isha  goxha aktive në  rrjetin X madje shumë fytyra publike kryesisht në politikë, mi bonin like postimet derisa ja u ngucsha liderat.

Ishte një kohë kur postimet e një hoxhe të BIK-ut, më dilnin çdo ditë në kohështrirje dhe ma tërhoqën vëmendjen.Hoxha në fjalë nuk kishte ditë që nuk postonte lutje për Allahun fliste në emrin e tij,lutej për “neve që e kishim humbur rrugën” dhe një ditë u ndala dhe po ja boj një koment.Komenti im ishte kështu- 

” Hoxhë a mendon që Allahu rrin online dhe për çdo ditë kur ka kohë të lirë i lexon statuset e tua”Nga komenti im “djallëzor”  hoxha nuk diti qysh mu përgjigj dhe kjo figurë e ” respektuar” kaloj në ofendim personal.

Tash këta imamët milionerë Allahun e duan tri herë,  një herë për veten një herë për Turqinë e Sulltanit në Hije dhe një herë për paketen all exclusive; që vjen si shpërblim për ata që punojnë për rikthimin e Fantazmës së Perandorisë Osmane në këto troje.

Njejtë sikur ajo politikanja e Shqipnisë Balluku që u shkrijke e u qaraveshke tu i kallxu atij turkut minister, qysh kjo e ka kqyr çdo episod të Sulltan Sulejmanit.Këta tipa si kjo dhe hoxha në fjalë janë sikur një Eklips i errët që  e ka nxanë Diellin.Për pak pare,për pak pushtet sheshin veten dhe çdo gja përreth tyre.

Putin në telefon i ofroi Trumpit fundin e luftës

Trump dyshohet se i ka bërë presion Zelensky-t, t´i pranojë kushtet e Putinit