in

Hamasi ka filluar të vrasë në masë palestinezë

Shkruan: Blerim Latifi

Me t’u tërhequr IDF-i në vijën e paraparë nga marrëveshja e paqes, Hamasi ka filluar të vrasë në masë palestinezë që i kualifikon si grupe dhe klane rivale. Ekzekutimet publike në sheshet e Gazës janë duke bërë xhiron e botës. Në anën tjetër, Pakistani ka bombarduar Kabulin dhe Kandaharin në Afganistan. Qindra të vrarë janë numëruar brenda pak orësh.

Dhe megjithatë, nga ata që gjithmonë e kanë ngritur zërin në emër të “drejtësisë”, nuk po dëgjohet askush. Dhe dihet pse: nuk mund të fajësojnë Izraelin për këto masakra. Për ta, viktimat kanë rëndësi vetëm kur mund të përdoren si instrument ideologjik kundër Perëndimit.

Kjo është fytyra e vërtetë e të ashtuquajturës “e majta anti-imperialiste”, e cila duket se e njeh dhimbjen vetëm kur ajo mund të përdoret për të ushqyer urrejtjen e saj ndaj qytetërimit perëndimor. Për ta, jeta njerëzore nuk ka më peshë morale në vetvete, por vetëm vlerë ideologjike: nëse viktima nuk lidhet disi me Izraelin apo Amerikën, ajo thjesht kthehet në statistikë që harrohet brenda një dite.

Ky moral selektiv, i ngritur mbi urrejtjen e verbër ideologjike, është një nga shenjat më të qarta tē fundosjes historike të së majtes. Ai nuk buron nga dhembshuria universale, por nga urrejtja grupore. Nuk synon drejtësinë, por mbajtjen gjallë të një narrative ideologjike ku Perëndimi duhet të jetë gjithmonë fajtor për gjithçka.

Kështu kishte vepruar ky pleh ideologjik edhe në rastin tonë: e mbronin agresionin e Milosheviqit kundër Kosovës vetëm pse kundër tij ishte Perëndimi liberal, në krye me SHBA. Të njëjtët që flasin për “të shtypurit”, për “viktimat e kolonializmit”, mbyllnin sytë para gjenocidit që po kryhej mbi ne, vetëm që të ruanin pastërtinë e urrejtjes së tyre ndaj Amerikës.

Planet e dorëzimit të “Tomahawk” janë tashmë gati – Trump po ushtron presion mbi Gjermaninë

Rroftë piktori, poshtë piktori!